Autor: Suad Avdiu
EVN Home, gjatë kësaj jave, do t’i propozojë Komisionit Rregullator për Energji që çmimi i energjisë elektrike të rritet me rreth 6 për qind nga 1 janari 2026. Në përllogaritjet e furnizuesit universal është përfshirë edhe çmimi i ri prej 65 euro për megavat-orë, me të cilin ESM do t’ia shesë energjinë elektrike EVN Home nga viti i ardhshëm. Sipas informacioneve të EVN Home për televizionin Telma, pasi të mblidhen të gjitha kostot dhe të aplikohet marzhi prej 9,9 për qind për furnizuesin universal, rezulton një rritje e përgjithshme e çmimit për amvisëritë, me përfshirjen e tarifës së rrjetit, mesatarisht…
Debat i nxehtë për Propozim ligjin për Përfaqësim të Drejtë mes partive shqiptare të pushtetit dhe opozitës. Nga VLEN theksojnë se për herë të parë përfaqësimi i drejtë nuk do të varet më nga vullneti politik i qeverive apo nga marrëveshjet partiake, por do të rregullohet përmes një ligji të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm. “Për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Kjo e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin, vullnetin dhe ndershmërinë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se kanë ngritur kallëzim penal kundër komandantit dhe katër policëve nga Stacioni Policor Çegran pranë SPB-Tetovë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale – pengim të drejtësisë. Ata dyshohen për fshehje të ndërtimeve të paligjshme, pra se kanë rishikuar ankesat për ndërtim pa leje duke i kualifikuar si shkelje për denoncim të rremë. “Kallëzim penal është ngritur kundër B.I., komandant i Stacionit Policor Çegran, K.B., T.E., V.T. dhe B.E., të gjithë punonjës policie nga i njëjti stacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerje…
20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që do të konfirmojë vazhdimin e rënies politike. Pas disfatës së rëndë në zgjedhjet lokale, BDI ndodhet përballë një prove historike, ku ndryshimet rrënjësore në strukturën e ngushtë drejtuese paraqiten si kushti kryesor për mbijetesë dhe rikthim të fuqishëm. Edhe pse Ali Ahmeti do të vazhdojë ta drejtojë partinë e dalë nga Lufta, portali TS mëson lideri i BDI-së e ka kuptuar se pa largimin e figurave të konsumuara dhe të komprometuara në sytë e opinionit publik,…
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim, shkruan euronews. Ushqimi është një nga shpenzimet më të mëdha familjare në Evropë, duke përbërë mesatarisht rreth 11.9% të shpenzimeve në të gjithë BE-në dhe duke u rritur deri në 20% në vende të tilla si Rumania. Çmimet e ushqimeve gjithashtu ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën. Indeksi i nivelit të çmimeve të ushqimeve i Eurostat ofron një bazë të dobishme për krahasim. Nëse shporta mesatare e…
Ish-shefi i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi, i cili së fundmi kërkoi ndërprerjen e funksionit në Prokurorinë e Lartë Publike, ka komentuar dorëheqjen kryeprokurorit Lubço Kocevski. Ai ka adresuar serioze për gjendjen në Prokurori, duke theksuar se nën udhëheqjen e Lupço Kocevskit lëndët zvarriten qëllimisht dhe trajtohen pa një synim të qartë për të arritur në një vendim gjyqësor. “Ja, Kocevski dha dorëheqje – ky është karakteri i tij. Ai është një njeri gënjeshtar, pa as edhe një grimë vlerash morale. Për mua ishte e pashpjegueshme se si një profil i tillë njeriu, analfabet dhe që nuk e njeh…
Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Bujarit, i cili pas flakareshës zgjedhore shprehu se ligjet “nuk qenkan detyruese” dhe se “vegla” (Balancuesi) qenka më e fuqishme se ligji. Fetai thekson se qëndrimi i Bujarit duket se është ndikuar nga bisedat e tij të mëparshme me Doktorin, dhe se tani është e paqartë se cili ka pasur më shumë ndikim mbi tjetrin. Ai gjithashtu thekson se në cilësinë e ministrit ka dhënë mendim pozitiv për heqjen e Balancuesit, duke sqaruar se emocionet nuk duhet të paraprijnë logjikën, përndryshe pësojnë qytetarët shqiptarë.…
Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në Gostivar, ku një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet i rëndë, konkretisht një betonierë informon Tetovasot. Sipas informatave fillestare, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht intervenimit të shpejtë të ekipeve mjekësore, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Nën ndikimin e vazhdueshëm të presionit të lartë atmosferik, vendi ynë do të përballet edhe në ditët në vijim me mjegull të dendur dhe persistente, e cila pritet të reduktojë ndjeshëm dukshmërinë, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se sipas parashikimeve aktuale, moti do të nisë të ndryshojë në pjesën e dytë të javës që vjen, kur pritet një depërtim i masave më të ftohta ajrore. Ky ndryshim do të shoqërohet me reshje bore në shumë zona të vendit, duke krijuar kushte për një fundvit të bardhë. Sipas Gosalcit,…
Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer auditime të pasqyrave financiare dhe përputhshmërisë së Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit – Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë për vitin 2024, dhe ka përcaktuar se pasqyrat financiare nuk mund të konsiderohen plotësisht të besueshme, dhe përputhshmëria me rregulloret ligjore dhe politikat e përcaktuara është e pafavorshme, transmeton Portalb.mk. Auditorët thonë se janë gjetur parregullsi serioze, duke përfshirë dyshime për keqpërdorim të parave të gatshme, regjistrim të pasaktë të transaksioneve dhe aseteve materiale, pasaktësi në detyrimet tatimore, parregullsi në prokurimin publik dhe sponsorizimet, si dhe sistem jofunksional të auditimit dhe kontrolleve…
