Autor: Suad Avdiu

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot është hedhur shorti për përcaktimin e numrave rendorë në fletëvotim për zgjedhjet e përsëritura lokale që do të mbahen më 11 janar në Komunën e Gostivarit. Sipas shortit, kandidati i koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, do të garojë me numrin 1 në fletëvotim, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, do të jetë i renditur me numrin 3. “Sot më ra numri 3 si kandidat në garën për Kryetar Komune! Epo si thonë: E treta e vërteta. Votoni nr 3 e të gjithë bashkë të ndërtojmë Gostivarin!”, shkruan Limani. “Numri 1…

Read More

Kryeparlamentari Afrim Gashi nënshkroi sot marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të cilësisë në arsimin e lartë. Marrëveshjet u nënshkruan me Universitetin “Goce Delçev” – Shtip, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” – Ohër. Me këtë akt, të gjitha universitetet publike në vend do të kenë marrëveshje kolektive, duke vendosur një kornizë të përbashkët për standarde më të larta arsimore, sistem më konkurrues dhe vlerësim më të drejtë…

Read More

Drejtoria e Doganave pajiset me një sistem për analizën e rrezikut dhe ruajtjen e të dhënave që pritet të përmirësojë kontrollin e tregtisë dhe të parandalojë përpjekjet për krim dhe ekonominë gri. Ky sistem është një grant nga Republika e Koresë në shumën prej 4.75 milionë dollarësh, i cili u promovua sot. “Të gjitha të dhënat mbi të gjitha importet, eksportet, tranzitin, të dhënat mbi mallrat e akcizës, i gjithë regjistri i sekuestrimeve, akuzat për kundërvajtje dhe penale janë integruar në Sistem ku analizohen me mbështetjen e inteligjencës artificiale të përparuar. Në të njëjtën kohë, ai ofron të dhëna mbi…

Read More

Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike Reagimi i plotë: Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike. Besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla. Besimin në drejtësi e kanë…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga 17.12.2025 në departamentin për Çështje Civile do të hapet sportel i veçantë për “Qytet i Sigurt”. Siç thonë nga MPB qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. “I njoftojmë qytetarët se nga 17.12.2025, në një sportel të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, i cili do të punojë çdo ditë pune…

Read More

Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në nga 80 komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë grup etnik shumicë thuajse në rreth 17 komuna, përcjell INA. Këto komuna janë kryesisht në pjesën perëndimore dhe verilindore të vendit. 1. Komuna e Zhelinës 2. Komuna e Likovës 3. Komuna e Bogovinës 4. Komuna e Haraçinës 5. Komuna e Sarajit 6. Komuna e Tearcës 7. Komuna e Vrapçishtit 8. Komuna e Tetovës 9. Komuna e Studeniçanit 10. Komuna e Gostivarit 11. Komuna e Bërvenicës 12. Komuna e Dibrës 13. Komuna e Çairit 14. Komuna e Strugës…

Read More

Edhe pse vetoja hungareze për Ukrainën e bllokoi miratimin zyrtar të përfundimeve për zgjerimin, Danimarka, si kryesuese aktuale e Unionit, nuk lejoi që mesazhet për Shkupin të mbeteshin në sirtar. Nën etiketën “Përfundimet e Presidencës Daneze”, nga Brukseli u dërgua një sinjal i qartë mbështetjeje, por edhe një kujtesë e rreptë për detyrat e brendshme që mbeten themeli i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Mesazhi nga kryeqytetet evropiane është i qartë dhe pa ekuivoke: konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e “Klasterit Themelor” janë vetëm një hap larg – ndryshimi i Kushtetutës. Këshilli i BE-së konfirmoi se është i…

Read More

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë me -6 gradë, ndërsa në Petrovec të Shkupit, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë janë matur -4 gradë, në Tetovë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Kavadar -3 gradë, në Ohër 0 gradë, kurse temperaturat më të larta prej 3 gradësh janë regjistruar në Krushevë. Moti do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit, në disa lugina dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët veriperëndimore herë pas here do të…

Read More

Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull në vende të caktuara, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht qetësi. Në pjesët veriperëndimore do të ketë vranësira të shtuara herë pas here me kushte për shi të lehtë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -4 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë. Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri në dukshëm të konsiderueshme dhe kryesisht qetësi.

Read More

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë emocione që lidhen me prindin. Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij. “Po e kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë? Është më se e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo? Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë…

Read More