Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

15 Shtator, 2026

Vdes Flora Brovina

15 Shtator, 2026

Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Ramën gjatë fluturimit

15 Shtator, 2026

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura

15 Shtator, 2026

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

15 Shtator, 2026

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

15 Shtator, 2026

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/Sheshi “Skënderbej” – Shkup

15 Shtator, 2026

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

15 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 15 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kosova armatoset rëndë, blen sistemet e artilerisë amerikane HUMVEE Hawkeye

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kosova bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit për të fuqizuar mbrojtjen dhe kapacitetet ushtarake. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye.

Në një shkrim në Facebook, Maqedonci theksoi se me këtë blerje, ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

“Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, tha Ejup Maqedonci, përcjell A2 CNN.

Prodhuesi amerikan tha në një njoftim në uebsajtin e vet se Kosova do të pranojë sistemet e para brenda dy viteve të ardhshme. Përveç sistemeve të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye, Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset gjithashtu me ambulanca, kamionë komandimi dhe kontrolli, si dhe kamionë të tjerë mbështetës, të cilët mundësojnë funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe vendosjen e kapaciteteve të qitjes indirekte, sipas kontratës trivjeçare.

Vitet e fundit, Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, përfshirë raketa dhe dronë. Kjo nuk është hera e parë që ajo nënshkruan kontratë me AM General, pasi më 2018, në Kosovë mbërritën 51 automjete ushtarake amerikane të tipit Humvee.

Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. (A2 Televizion)

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Vdes Flora Brovina

Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Ramën gjatë fluturimit

Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi

Vuçiç njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator

Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Jemi shumë afër zgjedhjes së presidentit, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Lajmet e fundit

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

15 Shtator, 2026

Vdes Flora Brovina

15 Shtator, 2026

Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Ramën gjatë fluturimit

15 Shtator, 2026

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura

15 Shtator, 2026

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

15 Shtator, 2026

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

15 Shtator, 2026

LSH as me VLEN-in, as me AKI-n, Sela: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

15 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.