Autor: Suad Avdiu
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, duke denoncuar parregullsi serioze në listën zgjedhore të Gostivarit. Snopçe bëri të ditur se gjatë fjalimit të tij ka lexuar 130 emra të personave të vdekur që ende figurojnë si votues aktivë, duke theksuar se kjo shifër përfaqëson vetëm rreth 10 për qind të rasteve të identifikuara nga ana e tyre. Ai deklaroi se, nëse do të ishin hequr edhe vetëm një pjesë e këtyre emrave nga lista zgjedhore, në Gostivar do të ishte arritur cenzusi dhe Valbon Limani sot do të ishte…
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se të mërkurën në periudhën nga ora 11:00 deri në 13:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë zbatuar një kontroll aksion për zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve, të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.I. (67) nga fshati Kamjan i Tetovës, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, është konstatuar se kryen transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë të lëshuar nga organi kompetent. Gjithashtu, në rrugën “Iliria” në Tetovë janë hasur pesë shoferë duke kryer transport publik të udhëtarëve…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një vizitë studentët e Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit, duke e cilësuar takimin si frymëzues dhe me rëndësi për forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe të rinjve. “Takime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe të rinjve, duke e bërë Kuvendin hapësirë të mendimit kritik dhe bashkëbisedimit demokratik”, ka shkruar Gashi në statusin e tij. Ai ka theksuar se Kuvendi vazhdon të jetë i hapur dhe mbështetës ndaj të rinjve, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie aktive dhe demokratike. “Kuvendi mbetet mbështetës i energjisë studentore dhe i përkushtuar për…
Komuna e Kumanovës ka filluar rrënimin e pjesëve shteës (pa leje) të objekteve hoteliere, të cilat janë vendosur ilegalisht në sipërfaqet publike të qytetit. Autoritetet informojnë se prishja e objektit “Irish Pub”, është duke u realizuar, kurse gjatë muajit janar një pasë e tillë ligjore (e rrënimit) do të ndërmerret edhe ndaj dy objekteve hotelerikë në zonën qendrore të qytetit. “Shumica e objekteve hoteliere tanimë një kohë të gjatë I kanë marrë Vendimet për rrënimin (tërheqjen) e pajisjeve urbane, sepse nuk kanë leje për ndërtimin e tyre conform Vendimit të cilin e ka sjellë Këshilli Komunal i Kumanovës. Pasiqë pronarët…
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se Konferenca e Shteteve Palë të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e mbajtur në Doha, po shkon drejt përmbylljes me mesazhe të qarta për nevojën e një qasjeje të vendosur dhe pa kompromis në luftën kundër korrupsionit. Sipas Fetait, gjatë ditëve të konferencës mbi 2.500 përfaqësues nga 170 shtete kanë diskutuar zgjidhje konkrete për sfidat aktuale të korrupsionit, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, rritjen e transparencës në financimin politik, ndërtimin e kulturës së integritetit dhe adresimin e ndërlidhjes së korrupsionit me forma të tjera të krimit të organizuar. “Mesazhi është…
Përfundimi me sukses i rikonstruimit të ambulancës së Haraçinës ka bashkuar në një vend kryetarin aktual Daut Beqirin dhe ish kryetarin Ridvan Ibrahimi. Kryetari aktual, Daut Beqiri tha se ky është projekt shumë i rëndësishëm për komunën dhe banorët. DAUT BEQIRI – KRYETAR I HARAÇINËS Është faza përfundimtare e një projekti shumë të rëndësishëm, ky projekt ka zgjatur tre vite dhe ka filluar në fillim të vitit 2023 dhe ka përfunduar dhe përfundon tash në fund të vitit 2025-së E ish kryetari, Ridvan Ibrahimi gjatë mandatit të së cilit filloi ky projekt falënderoi donatorët dhe tha se ndryshimin do ta…
Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 2,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 19.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 71.00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 73.00 (denarë/litër) EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për…
Më shumë evente kulturore e argëtuese, qyteti i Kumanovës, prej nesër do të filloj realizimin e Programit të Vitit të Ri, me theks të veçantë për brezat e rinjë. Siç njoftoi kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, këto ditë në shesh do të instalohet e montohet një podium (binë me konstruksion). “Do të kemi një program të bukur e të pasur për festën e Vitit të Ri, që do të jetë i mbushur me një numër të madh ngjarjesh kulturore nga interpretues vendas… Të gjitha ato ngjarje tradicionale do të zhvillohen edhe këtu, duke filluar nga më të vegjlit…
Me organizim të Shoqatës Humanitare “Majka” – Kumanovë, sot në sallën rrethore të ndërtesës së ish-Komitetit, u mbajt debati publik përfundimtar me prezantim, për miratimin e Strategjisë për avancimin e barazisë gjinore të Komunës së Kumanovës, nga ana e grupit punues ndërsektorial, i përbërë nga: përfaqësues të disa sektorëve të administratës komunale, institucioneve, shoqatave qytetare dhe anëtarë të Këshillit të Komunës. Zhvillimi i Strategjisë për avancimin e barazisë gjinore në Komunën e Kumanovës është realizuar në kuadër të Thirrjes Publike për mbështetje financiare për organizimin e masave dhe aktiviteteve parandaluese në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve nr. 02-9593/1,…
Në një pjesë të papërdorshme deri tash të oborrit të Spitalit të Kumanovës, është ndërtuar hapësirë e re për parkimin e automjeteve, transmenton media “Lajm” Drejtori i Spitalit Sasho Stoshevski, tha se pas ardhjes së tij në pozitën e drejtorit, shqyrtoi nëse njëri ndër problemet kryesore që tangon (prek) të punësuarit, pacientët dhe personelin mjekësorë, është edhe mungesa e vend-parkimeve në oborrin e spitalit, që shpesh herë bllokon edhe pjesë të caktuara të trafikut brenda oborrit të spitalit. “Tanimë janë siguruar 86 vend-parkime. Qëllimi i këtij parkingu është që të hiqen veturat para albulantave me qëllim që të munqësohet qarkullim…
