Autor: Suad Avdiu

Nuk kemi çështje të pazgjidhura dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk jemi të përfshirë në asnjë mosmarrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për çështje që lidhen me të ashtuquajturin kompromis të korrikut 2022, tha dje në Bruksel kryeministri bullgar në largim Rosen Zheljazkov, ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, raportoi agjencia bullgare e lajmeve BGNES, transmeton Portalb.mk. “Ky është një qëndrim pan-evropian. Qëndrimi ynë si shtet anëtar është që çdo vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bazuar në meritat e veta, duhet të vlerësohet për progresin e tij nga Unioni, dhe jo nga një shtet…

Read More

Gjatë natës dhe herët në mëngjes, policia kreu një operacion në disa vende në të gjithë vendin, gjatë të cilit u ndaluan më shumë se dhjetë persona. Midis tyre është një ish-drejtor, një person që në të kaluarën ishte i afirmuar në struktura të lidhura me BDI-në. Ky është Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë, shkruajnë mediat. Sipas tyre, Bujar Dardhishta është një kuadër i BDI-së, i cili vitet e fundit ka mbajtur disa pozicione drejtuese në administratën shtetërore. Ai njihet më së miri për mandatin e tij si drejtor i Drejtorisë së Librave Amë, një institucion që…

Read More

Një shtëpi e braktisur është përfshirë nga zjarri dje në rrugën “Tode Mendoll” në Kumanovë, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë. – Më 16.12.2025, rreth orës 12:00, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Tode Mendoll” në Kumanovë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të braktisur, bëjnë të ditur nga policia. Siç shtojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, nga zjarri është përfshirë çatia e shtëpisë. Në intervenim kanë marrë pjesë gjashtë zjarrfikës në periudhën nga ora 11:45 deri në 13:15. Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë.

Read More

Rrënimi pa përzgjedhje i të gjitha objekteve që kanë uzurpuar në mënyrë të paligjshme hapësira publike të komunikacionit ose tokë shtetërore do të fillojë në periudhën e ardhshme në Kumanovë, paralajmëroi kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, duke theksuar se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. – Nuk do të ketë selektivitet. Të gjitha objektet për të cilat ekziston vendim ekzekutiv i rregullt për rrënim, në periudhën e ardhshme do të rrënohen sipas prioritetit. Të gjitha objektet që kanë uzurpuar hapësira publike të komunikacionit ose tokë shtetërore, në fazën e parë duke filluar nga zona qendrore e qytetit drejt…

Read More

Bashkimi Evropian konfirmoi angazhimin e tij strategjik ndaj rajonit në vitin 2025: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që përfiton nga Plani i Rritjes, me 52 milionë euro për reforma që do të lehtësojnë integrimin e vendit në tregun e vetëm evropian. Bashkimi Evropian nuk është vetëm partneri më i madh tregtar i Maqedonisë – është partneri më i madh i zhvillimit dhe investimeve të vendit. Në dekadat e fundit, Banka Evropiane e Investimeve ka investuar 1.6 miliardë euro në infrastrukturë, transport, energji, arsim dhe objekte shëndetësore dhe mbështetje për komunat. Fondet evropiane financojnë modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njoftoi se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli. “Të një drejtësie demokratike, të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëz që të vetmin faj është qe u rebeluan ndaj regjimit. I vetmi faj…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me qeverisjen e tyre, universitetet shqiptare po trajtohen siç duhet. Sipas tyre universitetet shqiptare për vite me radhë u trajtuan si institucione të dorës së dytë, të përjashtuara dhe të detyruara të kërkojnë të drejta elementare përmes protestave. “Kjo u reflektua në vendime selektive dhe zvarritje institucionale. Kur asistentët dhe profesorët e universiteteve shqiptare protestonin për paga dhe dinjitet, BDI zgjodhi zvarritjen dhe justifikimet. U toleruan marrëveshje selektive që i lanë universitetet shqiptare jashtë trajtimit të barabartë dhe prodhuan revoltë, jo zgjidhje. Sot, ajo padrejtësi po korrigjohet falë kryeparlamentarit Afrim Gashi”.…

Read More

Pensionisti Dragan Ivanovski çdo mëngjes zgjohet dhe shkon në punë, në një hotel të vogël në periferi të Shkupit në afërsi të shtëpisë së tij, ku prej gjysmë viti mirëmban gjelbërimin në oborr. Ai doli në pension marsin e kaluar kur mbushi 64 vjet, mosha në të cilën pensionohen burrat në Maqedoninë e Veriut. “Kam punuar në një kompani shtetërore ndërtimi, e cila ka kohë që është mbyllur. Mbeta në rrugë pa përvojë të mjaftueshme pune, por i ri për të dalë në pension. Për disa vite punova si mjeshtër nëpër shtëpi, jam marrë edhe me bujqësi, nuk kam ndejtur…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Mejdani, me të cilin ka zhvilluar një takim miqësor dhe ka ndarë një drekë pune. Në një postim publik, Ahmeti vlerësoi figurën e Mejdani­t si një personalitet të shquar të kombit shqiptar, duke theksuar rolin e tij udhëheqës në periudha të vështira për Shqipërinë, si dhe kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Takimi u zhvillua në kuadër të shënimit të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës, me rastin e të cilit Prof.…

Read More

Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.Kështu së paku vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, shkruajnë mediat serbe.  Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ”Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy”. Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi. Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump…

Read More