Autor: Suad Avdiu
Reduktime alarmante të energjisë elektrike në fshatin Çerkez – banorët në hall Fshati Çerkez prej ditësh po përballet me reduktime të rënda dhe të shpeshta të energjisë elektrike, duke lënë banorët për orë të tëra pa rrymë. Sipas banorëve, ndërprerjet ndodhin disa herë brenda ditës dhe zgjasin nga dy deri në tri orë, pa asnjë paralajmërim nga institucionet përgjegjëse. Kjo gjendje po shkakton revoltim dhe zhgënjim të thellë te banorët, të cilët ndihen të lënë pas dore. Ata shprehin shqetësimin se reduktimet e vazhdueshme po rrezikojnë seriozisht prishjen e pajisjeve elektrike nëpër shtëpitë e tyre, duke u shkaktuar dëme materiale.…
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar në 13,84%, rezultatet preliminare për kandidatët më të votuar të AAK-së janë si në vijim:
Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit, megjithatë kjo nuk do të ndodh. Para tre javësh, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Click Plus tha se vetëm kushtet klimatike mund t’i prolongojnë punimet. “Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë. Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për…
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh. Përmes një postimi në facebook, Murati ka bërë të ditur se transferimi është realizuar për fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e luftës, personat me aftësi të kufizuara dhe skemat tjera përfituese, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Qeverisë. “Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit. Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e saj. Ajo ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në rast se nuk zgjidhet presidente për një mandat të dytë, duke nënvizuar se mbetet e…
Më 28.12.2025, në ora 14:44, në rrugën Tetovë–Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, policia ka ndaluar R.V. (19) nga fshati Vejcë e Tetovës. Ai drejtonte automjetin “Volkswagen” me targa të Tetovës me shpejtësi 156 km/orë, në zonë ku kufiri është 80 km/orë. Ndaj tij do të ngritet padi për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik.Tetovasot
Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.23% krahasuar me vendimin e datës 22.12.2025. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS rritet me 1.042 den/kg dhe tani do të arrijë në 33.649 den/kg. Nga data 30.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të…
Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve e përsëriti qëndrimin e Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale. “Qëndrimin tonë lidhur me pagën minimale e kemi thënë, do t apërsëris, ne si Qeveri na konvenon rritja e pagës minimale, sepse do të kemi të ardhura më të mëdha në buxhet. Ne jemi punëdhënës i 100 000 të punësuarve, ndërsa shteti ka 705 000 të punësuar. Do të thotë ata 600 000 do të viojnë tek ne. Nëse shohim në mënyrë egoiste, atëherë mund të themi prej nesër të rritet, por ne themi, ne jemi Qeveri e cila…
Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se rezultati i të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës e zgjidh ngërçin politik në vend. Por, Haradinaj ka thënë se ai rezultat nuk i zgjidh “problemet dhe shqetësimet e qytetarëve”. Ai tha se me këtë rezultat “Kosova dobësohet e fitojnë armiqtë e saj”. AAK-ja në zgjedhjet e parakohshme, bazuar në rezultatet preeliminare, mori 5.68 për qind të votave dhe doli e katërta. Lëvizja Vetëvendosje mori 49.3 për qind të votave. Në këto shifra nuk janë llogaritur votat me kusht dhe ato nga jashtë.…
Viti 2026 që vjen do të na sjellë më shumë fundjava të gjata sesa viti që do të lëmë pas. E enjte, 1 janar, do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët, transmeton Portalb.mk. Në vitin 2026 ditë jopune janë: Për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë • 1 Janar (e Enjte), Dita e Vitit të Ri, • 7 Janar (e Mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks, • 20 Mars (e Premte), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit • 13 Prill (e Hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas…
