Autor: Suad Avdiu

Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Astrit Iseni, për Lajm Tv paralajmroi zgjerimin dhe modernizimin e sistemit të kamerave të sigurisë, me synim që çdo rrugicë në Shkup të mbulohet me kamera, ndërsa më pas, ky sistem të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas planit të MPB-së, Iseni tha që deri nga mesi i vitit 2026, kamerat e reja pritet të vendosen në të gjithë vendin, duke mos u kufizuar vetëm në qytetet e mëdha. “Në Shkup do të mundohemi që çdo rrugicë të ketë kamerë. Përveç kësaj, aktualisht po planifikojmë modernizimin e kamerave, pasi…

Read More

Mbrëmë Në fshatin Mateç, Shtëpia e Kulturës merr emrin e njërit prej bijve të saj më të shquar: Rexhai Hiseni – Xhai. Ky emërim nuk është vetëm një akt institucional, por një gjest i thellë mirënjohjeje ndaj një jete të kushtuar artit, dijes dhe kulturës shqiptare. Rexhai Hiseni Xhai përfaqëson një personalitet të rrallë dhe multidimensional. Për më shumë se katër dekada ai ishte mësues dhe edukator, duke formuar breza të tërë me përkushtim dhe dashuri për dijen. Paralelisht me misionin e tij arsimor, Xhai ndërtoi një univers të pasur artistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kulturore të…

Read More

Në tre vitet e fundit, mbi 140 mjekë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë në Spitalin e Kumanovës janë pensionuar. Ndërkohë shumica e këtyre vendeve të mbetura bosh, nuk janë plotësuar. Në mungesë të anesteziologëve në këtë spital, kujdestaritë i mbulojnë anesteziologët nga Klinikat e Shkupit “Kemi marrëveshje në bazë të ligjit që një numër i caktuar i anesteziologëve kujdestarojnë tek ne. Me këtë në një farë mënyrë i mbulojmë nevojat. Për momentin mund të them se deri diku situata është e qëndrueshme, por nuk është e zgjidhur në plan afatgjatë”, deklaroi Sasho Stoshevski, drejtor në Spitalin e Kumanovës. Ai thotë…

Read More

Kimete Berisha Ah, moj vota ime! (Nuk je për këdo.) Pse s’e votoj Bedri Hamzën? – Sepse kurrë nuk ka “qitë pushkë”; – Nuk ka qenë i burgosur politik; – Nuk u ka prirë protestave studentore; – Nuk ka qenë ushtar i UÇK-së; – Nuk ka shkruar asnjë ese mbi politikën, kulturën, shoqërinë dhe historinë; – E ka lënë Mitrovicën në terr; – Nuk ka folur për film, as për muzikë; – S’di cili është libri i vetëm letrar që e ka lexuar; – Shtiret i urtë – nuk është; – Shtiret i dashur – nuk i beson askujt; –…

Read More

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. “Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik. Në të njëjtën kohë, ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u…

Read More

Në Shtip, më 26 dhjetor, zyrtarë policorë nga Njësia për luftimin e tregtisë së paligjshme me drogë dhe armë e privuan nga liria 47-vjeçarin V.J. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dy qese me marihuanë, një qese me material të bardhë në formë të ngurtë, 25 tableta, një peshore digjitale dhe para. Shtesë, në çantën e vajzës së tij të mitur, e cila ndodhej në çerdhe, policia gjeti një paketim me material të bardhë në formë të ngurtë. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa gjykatësi i ka caktuar masën e paraburgimit…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…

Read More

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kurti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, teksa ka shpresuar që legjislatura e ardhshme ta formojë sa më shpejt Qeverinë dhe ta konstituojë Kuvendin, shkruan Insajderi. “Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndëisshme. Ftoj të gjithë qytetarët ta përdorin mundësinë për t’u përcakutar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm dhe uroj dhe besoj dhe punojmë që legjislatura e dhjetë të…

Read More

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ai e hodhi votën e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Pas votimit, Limaj theksoi rëndësinë e kësaj dite për vendin. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më funksional. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës të vendosë për forcën e shtetit dhe funksionimin e tij. Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj Fatmir Limaj

Read More

Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës për energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut, i arsyetuar me bllokadat e vendkalimeve kufitare nga fermerët grekë dhe pamundësia për të importuar mazut, sërish e ngre pyetjen nëse “kriza”  do të përdoret si alibi për prokurime jotransparente të lëndëve djegëse dhe lidhje të kontratave pa konkurrencë publike?, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Më 23 dhjetor Qeveria shpalli gjendje krize në furnizimin me energji elektrike pas kërkesës së kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) për t’i aktivizuar rezervat shtetërore të mazutit për shkak të problemeve me furnizimin nga Greqia. “Rezervat e detyrueshme të derivatit të naftës –…

Read More