Autor: Suad Avdiu
Me 27 vota pro, Këshilli Komunal ka miratuar buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2026. Propozim-buxheti kap vlerën mbi 44 milionë euro, nga të cilat rreth 17 milionë euro janë të dedikuara për projekte kapitale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se buxheti për vitin 2026 është më i madh krahasuar me vitin paraprak dhe se bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor. “Për herë të parë, rreth 40 për qind e buxhetit është e dedikuar për investime kapitale. Në buxhetet e mëparshme, 70 deri në 80 për qind shkonin për paga dhe shpenzime operative. Ky buxhet parasheh…
Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 23.838 copë mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton publikun se aktualisht trafiku është ndërprerë në rrugën drejtë pikës kufitare Strugë-Qafë Thanë për shkak se një kamion cisternë është përmbysur në rrugë. Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar veteranët e UÇK-së për ditën e tyre. Kurti ka thënë se Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zuri vend në ditën e parafundit të vitit kalendarik, sepse në një ditë si kjo, më 30 dhjetor 1991, forcat policore serbe e kryen aksionin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Ai ka thënë se dëshmorët dhe veteranët me veprën e tyre e kanë bërë historinë e çlirimit të Kosovës, “Veteranët e luftës çlirimtare, janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ju lumtë pushka…
Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht. Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve. Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.
Personat e arrestuar janë të moshës 19 deri 31 vjet, kurse një pjesë e tyre, sipas informacioneve, janë të njohur për autoritetet policore të atjeshme. Rrahja brutale mes dy grupeve emigrantësh, shqiptarë dhe maqedonas, e ka shqetësuar opinionin e atjeshëm të qytetit Italian, Peruxha. Incidenti ka nsiur në një cafe-bar në rajonin “San Sisto”, kurse ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, me ç’rast disa persona janë lënduar ndëras 11 të tjerë janë arrestuar. Sipas informacioneve të para nga hetimi, konflikti nuk ishte planifikuar prej më parë, por kishte eskaluar në momentin kur njëri prej tyre kishte shkrepur…
Dje, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë ndaluar 65-vjeçarin S.I. për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 300 të Kodit Penal. “Dje në orën 14:50, SPB Shkup mori një njoftim se në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi”, “Maksut Sadik” dhe “Brigada Maqedonase”, një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Shkupit kishte goditur një fëmijë këmbësor. Menjëherë pas njoftimit, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se personi që drejtonte mjetin e kishte braktisur automjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave operative dhe taktike, personi u gjet aty pranë dhe u mor në…
Me VLEN-in flasin veprat, Tetova e Bilall Kasamit po ndryshon përditë Kur flasin veprat, zhurma politike hesht. Sot Tetova flet vetë. Bulevardi që lidh qytetin me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën është realitet dhe dëshmi e qartë se me VLEN-in zhvillimi nuk mbetet vetëm fjalë. Për muaj me radhë u përpoqën ta relativizojnë çdo vepër, ta quajnë propagandë dhe ta shesin stagnimin e tyre si politikë. Sot realiteti i ka demantuar vetë. Ajo që deri dje quhej “rrugë që nuk çon askund”, sot shihet nga të gjithë si një nga arteriet kryesore të qytetit, një e vërtetë që nuk do kallauz.…
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor. Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve. “Nuk ka listë renditjeje, por vetëm një listë kandidatësh. Kjo do të thotë që Komisioni mund të vendosë lirisht se cili kandidat do të zgjidhet, pa kritere dhe rend të…
Kmisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota. Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
