Autor: Suad Avdiu
Shkup, 29 dhjetor – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, propagandës së radhës së VLEN-it, duke e akuzuar këtë subjekt për manipulim të statistikave dhe përpjekje për të krijuar një realitet të rremë rreth përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit e konfirmojnë qartë se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore ka ndodhur deri në tetor të vitit 2024, pra në periudhën kur ishte ende në fuqi mekanizmi i balancuesit. Çdo shifër pozitive e përfshirë në raportin për vitin 2024, thekson BDI, është rezultat i…
VLEN uron nga zemra Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren plebishitare në zgjedhjet në Kosovë, një fitore që nuk është thjesht numerike, por morale, historike dhe kombëtare. Shqiptarët e Kosovës dëshmuan se NUK LËSHUAN PE për drejtësi, NUK LËSHUAN PE për sovranitet dhe NUK LËSHUAN PE për begati. Ata zgjodhën dinjitetin mbi pazaret, shtetin mbi kompromiset e dëmshme dhe të ardhmen mbi të kaluarën. Kjo fitore u shtri cep më cep të Kosovës, si një dëshmi e qartë se populli e ka bërë zgjedhjen e tij pa mëdyshje: një shtet të drejtë, një qeverisje të ndershme dhe një…
Fitore plebishitare për miqtë tanë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovën tonë të dashur! Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, urime të përzemërta mikut tim të çmuar, Albin Kurti, dhe ekipit të tij për këtë besim të jashtëzakonshëm e plotësisht të merituar të fituar nga populli liridashës i Kosovës. Urime edhe qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për maturinë e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor. Jam i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e…
Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, Ministria e Brendshme informon se nga gjithsej 18.318 urdhërpagesa të lëshuara, 4.019 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së përcaktuar. “123 persona u ndaluan për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 100 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 për tejkalim të shpejtësisë brenda…
Kosova sot dëshmoi një pjekuri të lartë demokratike. I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët. Fituesi i këtyre zgjedhjeve tashmë po rikonfirmohet – Albin Kurti, me mbështetjen e fuqishme popullore, mbetet garanci e zhvillimit, sovranitetit dhe sigurisë në Kosovë. Urime Kosovë!
Fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve. Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbaré, duke reflektuar vullnetin qytetar te shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë “Kurti 3”. *Bilal Kasami, status ne facebook
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përcjell Tv21. Mexhiti tha se ky rezultat është lajm i mirë që vjen nga Kosova, ndërkohë shtoi se, është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit. “Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova…
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përgëzuar Republikën e Kosovës për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar procesin demokratik dhe pjesëmarrjen qytetare. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, përgëzoj mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës,” ka shkruar Gashi. Ai ka uruar veçanërisht Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin zgjedhor, duke theksuar se “ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje”. Gashi ka përgëzuar gjithashtu të gjitha subjektet politike për, siç u shpreh ai, “pjesëmarrjen konstruktive”, si dhe…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke vlerësuar maturinë dhe pjekurinë e lartë demokratike të treguar gjatë votimit. Sipas Ahmetit, zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të lirë, të ndershme dhe plotësisht demokratike, në përputhje me standardet evropiane, çka – siç thekson ai – konfirmon forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e shënuar, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe një vizion të qartë shtetëror në shërbim të qytetarëve të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me periudha diellore dhe me temperatura të ulëta. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri 12 gradë celsius.
