Autor: Suad Avdiu

Banori i shtëpisë më të famshme në vend Big Brother Vip Kosova 4, Labinot Rexha në rrëfimin e tij ka folur lidhur me raportin e tij me motrën e tij. Ai është shprehur i penduar që për pesë vite nuk kishte pasur kontakt me motrën, për arsye se ajo kishte zgjedhur të martohej me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare. “Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam…

Read More

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2213 vota. Iniciativa e Adrijana Hoxhiq që thotë se përfaqëson komunitetin boshnjak ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend dhe Hoxhiq ka fituar mandatin. Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese. Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si…

Read More

Profesorët universitarë nuk do të mund ta presin më qetësisht pensionin pasi të zgjidhen në funksion, por çdo 7 vjet do të duhet të kalojnë në rizgjedhje për ta ruajtur pozitën e tyre. Në të kundërtën, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do të duhet të kërkojnë një vend tjetër pune. Kjo është një nga risitë më të rëndësishme që përmbahen në Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, i cili ndodhet në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit ENER. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë një brifingu me gazetarët…

Read More

Qeveria paralajmëroi masa për luftë kundër varfërisë te familjet me tre dhe më shumë fëmijë. Duke promovuar ambientet e rinovuara të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Shtetëror, kryeministri tha se qëndron fuqishëm pas politikave pro-life dhe për lindjen e sa më shumë fëmijëve. Megjithatë, pikërisht këto familje janë më të varfrat sipas raportit më të ri të Entit Shtetëror të Statistikave për vitin 2024. Sipas kryeministrit, masat do të shpallen në mënyrë sukcesive gjatë vitit 2026. SHKALLA E VARFËRISË SIPAS LLOJIT TË AMVISËRISË Lloji i amvisërisë | 2023 (%) | 2024 (%) Amvisëri pa fëmijë në përkujdesje |…

Read More

Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8.

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Read More

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite dhe kah fundi I ditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 11 gradë. Në Shkup moti paradite do të jetë me diell, pasdite me vranësira. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa…

Read More

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se Bulevardi “VS BATO” është bërë realitet. Tani, sipas tij, banorët e Porojit, Xhepçishtit dhe komunës së Tearcës janë më afër Tetovës se kurrë më parë. “BULEVARDI REALITET! Ju kujtohen thashethemet e tyre që shpërndanin, “Se e bejmë për zgjedhje”, se “do kryhen zgjedhjet dhe do e lënë”, “veç për foto e bëjnë”?! Ne kemi dëshmuar se e duam Tetovën çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës. Banorët e Porojit, Xhepçishtit dhe komunës së Tearcës sot janë më afër Tetovës se kurrë më parë! Jam i lumtur që sonte e promovuam “aeroportin”, dhe jam…

Read More

Sipas të dhënave nga numërimi i votave deri më tani, ku janë përpunuar 22.64 për qind e votave, Partia Demokratike e Kosovës ka këtë renditje të 10 kandidatëve më të votuar. Në krye të listës renditet Bedri Hamza me 33,590 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri me 15,825 vota dhe Përparim Gruda me 14,432 vota, shkruan Insajderi. Pas tyre vijnë Uran Ismaili (11,727), Sala Jashari (10,459), Vlora Çitaku (9,422), Arben Mustafa (8,469), Enver Hoxhaj (7,971), Eman Rrahmani (6,179) dhe Rrahman Rama (6,074) vota.

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Sipas vendimit të PZAP-it, ankesa e paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, është pranuar si e bazuar. Ankesa, e regjistruar me numrin ZP.Anr.46/2025 dhe e datës 26 dhjetor 2025, ka konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore. “PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Kosovski Savez,…

Read More