Reduktime alarmante të energjisë elektrike në fshatin Çerkez – banorët në hall
Fshati Çerkez prej ditësh po përballet me reduktime të rënda dhe të shpeshta të energjisë elektrike, duke lënë banorët për orë të tëra pa rrymë. Sipas banorëve, ndërprerjet ndodhin disa herë brenda ditës dhe zgjasin nga dy deri në tri orë, pa asnjë paralajmërim nga institucionet përgjegjëse. Kjo gjendje po shkakton revoltim dhe zhgënjim të thellë te banorët, të cilët ndihen të lënë pas dore.
Ata shprehin shqetësimin se reduktimet e vazhdueshme po rrezikojnë seriozisht prishjen e pajisjeve elektrike nëpër shtëpitë e tyre, duke u shkaktuar dëme materiale.
Banorët kërkojnë urgjentisht përgjigje dhe zgjidhje nga autoritetet kompetente, duke theksuar se është e papranueshme që në ditët e sotme një fshat i tërë të mbetet pa furnizim të rregullt me energji elektrike.
Heshtja institucionale vetëm sa po e thellon edhe më tej pakënaqësinë e qytetarëve.Televizioni News

