Autor: Suad Avdiu
Kumanovari 33-vjeç u arrestua për shkak të dyshimit të bazuar se duke përdorur dhunën fizike, vajzes 20-vjeçe ia ka vjedhë çantën. “Më datën 1 janar 2026 në ora 22:40, pjestarët e Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, e privuan nga liria 33-vjeçarin personin me iniciale U.Z., pas paraqitjes së rastit nga ana e G.Sh. (20-vjeçe) nga fshati Vishticë i Likovës, se rreth ores 21:30 ne rrugen ‘Goce Dellçev’ Kumanove me ane te perdorimit te dhunës fizike i eshte marrë çanta ne te cilen kushte të holla dhe kartelen e bankes”, thuhet ne njoftimin e Sektorit per Pune te Brendshme,…
Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi. Njoftimin e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës ku ka thënë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00. Njoftimi i plotë: Njoftim, Njoftojmë familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë se në fshatin Pastasel, pas një sëmundjeje, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi. Ngushëllime familjes Krasniqi. Lavdi jetës dhe veprës së Nazmiut për kontributin e dhënë për liri.
Me përfundimin e festave të fund-vitit, mërgimtarët po kthehen drejt vendeve të tyre por me disa sfida gjatë udhëtimi për shkak të ngricave në rrugë dhe temperaturave të ulëta. Në rrjetet sociale, mërgimtarët shpërndajnë video të rrugës përmes Serbisë, dhe u bëjnë thirrje mërgimtarëve që kalojnë përmes Serbisë, që të kenë kujdes të shtuar për shkak të motit të keq dhe ngricave. Sa i përket pikave kufitare në vendin tonë, sipas autoriteteve ato funksionojnë normalisht, pa vonesa të gjata. /Alsat.mk
Gjatë vitit 2026, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të shfrytëzojnë gjithsej shtatë fundjava të zgjatura, ndërsa me festat fetare ky numër për kategori të caktuara qytetarësh rritet deri në dhjetë, përcjell INA. Renditja e festave u mundëson qytetarëve planifikim paraprak të pushimeve dhe udhëtimeve të shkurtra. Ditë jopune për të gjithë qytetarët: 1 janar (e enjte) – Viti i Ri 7 janar (e mërkurë) – Krishtlindjet (ortodokse) 20 mars (e premte) – Fitër Bajrami 13 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë (fundjavë e zgjatur) 1 maj (e premte) – Dita e Punës (fundjavë e…
Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut u rrit për një vit dhe arriti në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative. Në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që do të thotë një rënie e popullsisë prej mbi 4.000 banorësh. Rritje pozitive ka pasur vetëm rajoni i Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve. Një rritje pozitive pati vetëm në rajonin e Shkupit, kryesisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe ishte në Novo Sellë (-14.8) dhe Novac…
Gjatë vitit të kaluar ka pasur rekord të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policor. Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), qytetarët kanë dorëzuar rreth 2500 ankesa, nga të cilat rreth 700 janë trajtuar si raste për hetim penal. Ndërkohë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave ka shënuar rritje mbi 22 për qind, derisa për 120 zyrtarë policorë janë rekomanduar masa të suspendimit. Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se për rreth 200 raste janë drejtuar në prokuroritë kompetente, qoftë përmes kallëzimeve penale apo raporteve informuese. Sipas tij, numri i ankesave ndaj Policisë…
Disa furra në Maqedoninë e Veriut kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të bardha të bukës dhe të burekut, ndërsa të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim, si pasojë e rritjes së kostove të energjisë elektrike, thanë qytetarë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Sipas konsumatorëve, në disa furra çmimet janë rritur deri në 10 denarë për produkt, ndërsa nuk përjashtohet që shtrenjtimi të përfshijë edhe produkte të tjera nga mielli. Kjo ndodh vetëm disa muaj pasi çmimet e produkteve të furrës u rritën për herë të fundit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Prodhuesit thonë se…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ushtarake ndaj objektivave brenda territorit të Venezuelës, përfshirë edhe instalime ushtarake, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë për CBS News. Sipas raportimit të gazetarëve Jim LaPorta dhe ekipit investigativ të CBS, vendimi është marrë në orët e para të së shtunës dhe përbën një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të fushatës së administratës Trump kundër regjimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro. Burimet amerikane bëjnë me dije se operacioni është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni ndaj Caracasit, e lidhur me akuzat për trafik droge, korrupsion shtetëror dhe kërcënim për stabilitetin rajonal. Lajmi…
Ishte momenti më i përfolur i natës së ndërrimit të viteve! Ibrahim Tatlıses dhe balerina e famshme Asena janë parë bashkë në të njëjtën skenë pas një çerek shekulli “luftë” dhe distancë totale. Gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri në “İbo Show”, Asena u shfaq papritur në studio. Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, ashtu siç bënte dikur në vitet e arta të programit. Në momentin që pa ish-partneren e tij të dikurshme, “Perandori” nuk i mbajti dot emocionet. Tatlıses shpërtheu në lot, duke krijuar një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit. Ishte një…
Kushtet e pafavorshme atmosferike, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë në trafik. Sonte është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës, njofton TS. Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident dyshohet se janë përfshirë rreth dhjetë automjete. Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masa për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.
