Autor: Suad Avdiu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike që Kosova të shkojë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri. Tre muaj para se t’i skadojë mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani, Kurti është më i matur nëse e përkrahin Osmanin edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar. Sipas tij, një test dhe indikacion se si mund të ecet përpara edhe në çështjen e presidentit është miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojitet mbështetje edhe e deputetëve të opozitës. Kurti, në një intervistë për KosovaPress, thotë se fillimisht duhet…
Viti 2026 i gjenë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa Avokat të Popullit, institucion që ka një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, një boshllëk që i lë ata më pak të mbrojtur përballë institucioneve. Mungesa e Avokatit të Popullit për gjashtë muaj e ka sollë në pikpyetje funskionimin e këtij institucioni në të gjitha kuptimet e sidomos në atë kadrovik, finansiar e organizativ vlerëson ish Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Sipas tij, instrumenti i badenterit vetëm pjesërisht pengon zgjedhjen e tij, pengesë mbetet autoriteti që ushtron ky institucion ndaj pushtetit dhe mundësia e tij për të…
Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima në katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Maqedonia ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet edhe sistemi më i gjerë automatik i kontrollit të trafikut – “Qyteti i Sigurt”, i cili ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e përparuar mund ta ndalë ciklin në rritje të aksidenteve të trafikut. Numri i aksidenteve të trafikut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, i cili në vitin 2021 arriti në 4,069, u ul…
Edhe një tjetër shtet i vogël ballkanik, i cilësuar si “banana-shtet”, është rreshtuar për të duartrokitur ndërhyrjen amerikane në Venezuelë. Këtë herë ka reaguar Timço Mucunski, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, shkruan Informer.rs, një media e afërt me pushtetin në Serbi, përcjell INA. Më tej thuhet se Mucunski përmes rrjetit social X, pa asnjë hezitim ka përshëndetur arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, duke u rreshtuar hapur në krah të Uashingtonit. “Përshëndes njoftimin e presidentit Donald Trump se Nikolas Maduro është arrestuar dhe se do të përballet me drejtësinë. Po ashtu, e vlerësoj sekretarin e shtetit…
Gjatë orëve të mbrëmjes, në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave. Raportohet se si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë e mitur, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Rastin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë. Sipas tij, deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka mirëpritur vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për arrestimin e Nicolás Maduros, duke e cilësuar një hap historik dhe të guximshëm kundër një regjimi autoritar që ka ushqyer rrjete narkotrafiku dhe ka kërcënuar sigurinë rajonale dhe globale. “Si aleate e palëkundur e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht veprimet për forcimin e sigurisë kolektive, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e demokracisë, që garantojnë paqen dhe lirinë. Ky operacion vendimtar kundër rrjeteve të drogës dhe korrupsionit përfaqëson një hap të rëndësishëm për eliminimin e kërcënimeve ndaj aleatëve tanë dhe rendit euroatlantik,” tha Fetai.…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi mbështetjen e palëkundur të partisë së tij ndaj aleatit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së për të përballuar regjimet autoritare dhe strukturat kriminale që kërcënojnë lirinë dhe sigurinë globale. “Mbështetja jonë e palëkundur ndaj aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë. Mbështes lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale. Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të…
Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në Konventën promovuese të kandidatit të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka thënë se pas shumë analizave dhe anketimeve, VLEN vendosi të përkrah kandidaturën e pavarur të Zuli Demirit, sepse siç thekson, “është më i duhuri dhe më i miri”. “Jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ne kemi dëshirë që ta mbështesim Zulin si kryetar i ardhshëm që Vrapçishti të përfitojë nga kjo qeveri që përkrah komunat me projekte milionëshe dhe mendoj se Zuli me ekipin e tij do të përgatisë projektet më të mira, ndërsa Bekim Sali si zv/kryeministër i…
Në Vrapçisht u mbajt mbrëmë konventa promovuese e koalicionit VLEN në mbështetje të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë me pjesëmarrje të madhe qytetarësh, strukturash lokale dhe drejtuesish të VLEN-it, të cilët përcollën mesazhin se komuna ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Përfaqësuesit e VLEN-it theksuan se qeverisja aktuale nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe se është koha për fytyra të reja, më shumë përgjegjësi institucionale dhe një komunë në shërbim të qytetarëve. Konventa vazhdoi në fshatin Gradec, vendlindja e Mehmet Pashë Derallës, ku Zulhajrat Demiri u prit me përkrahje të…
Viti 2025 për shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut u karakterizua nga problemet strukturore të thella, kriza të vazhdueshme në furnizimin me terapi, mungesë serioze të kuadrit mjekësor, akuza për korrupsion, si dhe tensione të forta mes institucioneve, punonjësve shëndetësorë dhe pushtetit. Informacionet gjatë gjithë vitit pasqyruan një sistem që funksionon me vështirësi, ku pacientët shpesh mbetën peng i burokracisë, interesave financiare dhe keqmenaxhimit. Shëndetësia u përball edhe me ndryshime politike të rëndësishme, përfshirë ndërrimin e ministrit të Shëndetësisë, gjë që solli një fazë të re premtimesh, por edhe vazhdimësi të problemeve të vjetra. Çështje si Onkologjia, Spitali i Tetovës, mungesa…
