Autor: Suad Avdiu

Moti sot do jetë pjesërisht me re. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale me ndërprerje shiu, dhe në malet më të larta me borë. Do të fryjë mesatarisht, në vend të erës së fortë të herëpashershme nga jugu. Në Shkup, moti do jetë pjesërisht me vranësira. Do të ketë shi të lehtë me ndërprerje në pjesë të luginës. Një erë mesatare do të fryjë nga jugu. Temperatura e mëngjesit është 1 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Read More

Ambasada e Kosovës në Bern, Zvicër, ka njoftuar se po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në Crans-Montana dhe është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët kosovarë. Në një njoftim zyrtar, ambasada ka vënë në dispozicion dy numra emergjentë për të ofruar mbështetje: Numri emergjent i ambasadës: +41 77 479 11 86 Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117 Sipas informacioneve nga Policia zvicerane, në aksidentin tragjik në Crans-Montana kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë janë të plagosur. Ambasada u bën thirrje qytetarëve kosovarë që ndodhen në zonë të qëndrojnë…

Read More

Çdo ushtarak e ka synim gradën më të lartë, thotë Irfete Spahiu – gruaja e parë gjeneramajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në një reportazh për Radion Evropa e Lirë, znj.Spahiu ka rrëfyer aktivitetin e saj ushtarak që e nisi nga viti 1996. Ajo iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sot mban gradat më të larta ushtarake të shtetit të Republikës së Kosovës.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, nga shtetas të cilët jetojnë jashtë vendit. Bazuar në përditësimin e orës 18:00, në të cilin janë prezantuar rezultatet e 42 për qind të votave të numëruara, rezulton se mbështetjen më të madhe e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka marrë 85 për qind të votave. Asnjë parti tjetër nuk ka siguruar përqindje dyshifrore. PDK-ja, 6.09 për qind, LDK-ja 5.69 për qind e AAK-ja 1.58 për qind.

Read More

Koalicioni VLEN përshëndet miratimin e ligjeve të reja reformuese, të cilat sipas tyre po shënojnë një kthesë të madhe dhe vendimtare në luftën kundër ekonomisë gri dhe në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të drejtë dhe plotësisht formale në vend. “Me udhëheqjen e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Qeveria po dëshmon vendosmëri të qartë për të vendosur rregull, transparencë dhe siguri në tregun e punës. Ligji për Angazhimin me Punë të Personave, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, përfaqëson një reformë thelbësore dhe moderne, duke krijuar kushte reale për nxjerrjen e mijëra qytetarëve nga informaliteti. Ky ligj pritet të formalizojë mbi 17.000…

Read More

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika, që si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy persona, përcjell TV21. Policia ka njoftuar se automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. “Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F.…

Read More

Për shkak të angazhimeve me koncerte në Amerikë, Leonora Jakupi do të mungojë në “Prime-in” e sotëm. Vendi i saj i besohet sërish dizajnerit Valdrin Sahiti, i cili konfirmoi pjesëmarrjen me një postim nga shtrati ku shkroi: “Ju shoh sonte, nashta ju bjen shpirti n’paqe”. Kjo është hera e dytë gjatë këtij sezoni që Sahiti zëvendëson këngëtaren në panelin e opinionistëve.

Read More

Maqedonia e Veriut është destinacioni i dytë më i madh për eksportet e Kosovës, pas Shqipërisë, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës për periudhën janar–nëntor 2025 Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025, eksportet e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut arritën në 29.299.750 euro, nga gjithsej 110 milionë euro sa ishte vlera totale e eksporteve të vendit. Më i madh mbetet eksporti drejt Shqipërisë me 38.135.646 euro, ndërsa në vendin e tretë renditet Turqia me 9.773.293 euro. Pasojnë Italia me 6.475.230 euro, Bullgaria me 5.647.172 euro, Serbia me 5.596.684 euro, Mali i Zi me 4.620.140 euro, Gjermania me…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve në lidhje me progresin e modernizimit të hekurudhave, deklaroi se projektet në infrastrukturën hekurudhore po shënojnë përparim të konsiderueshëm, me fokusin në Korridoret 8 dhe 10, modernizimin e hekurudhave ekzistuese dhe zhvillimin e linjave të reja hekurudhore më të shpejta. “Sa i përket projekteve hekurudhore, mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën se si po ecin ato. Do t’ju kujtoj se, pas ngecjes që ishte me seksionin e tretë të Korridorit të Tetë dhe hekurudhën që lidh konkretisht Kumanovën me Kriva Pallankën, dhe pikën kufitare me fqinjin tonë…

Read More