Autor: Suad Avdiu
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka vlerësuar se viti 2026-të do të jetë vit i vështirë ekonomikisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë opozitare në buxhetin shtetëror nuk ka mjete për rritje të pagave për punëtorët, nuk janë paraparë mjete për ulje të çmimeve të larta po nuk ka mjete as për rrogë minimale 600 eurove. LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE “Tashmë mungojnë 1 miliard euro. Gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa shtrenjtimi i energjisë elektrike do të sjellë rritje edhe të çmimeve të tjera. Qeveria deri në zgjedhje do të përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me manipulime dhe “hedhje pluhuri në sy”.Prandaj…
Moti sot do jetjë pjesërisht vranësira me reshje të herëpashershme të shpërndara. Do të fryjë mesatarisht, në vend të erës së fortë të herëpashershme nga jugu. Në Shkup, pjesërisht vranësira me kushte shiu të herëpashershme. Një erë mesatare, herë pas here e fortë do të fryjë nga jugu.
Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar lidhur me rënien e mbështetjes nga diaspora për disa kandidatë në zgjedhjet e fundit, duke përmendur Alban Zogajn, Paris Gurin dhe disa emra të tjerë. Sipas Tahirit, këta kandidatë nuk po arrijnë më t’i marrin votat e diasporës ashtu siç i kishin marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit, çka, sipas tij, ngre pikëpyetje serioze mbi arsyet e kësaj rënieje të theksuar. Ai paraqet dy shpjegime të mundshme për këtë situatë: ose votuesit në mërgatë janë zhgënjyer nga përfaqësuesit që kishin mbështetur më herët, ose është vërtetuar se votat e Diasporës në zgjedhjet e kaluara kanë…
Mediat propagandistike pranë qeverisë në Beograd, të lidhura me Aleksandar Vuçiçin, sot e drejtuan makinerinë e tyre propagandistike drejt Maqedonisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Timço Mucunski. Arsyeja e sulmeve ishte një deklaratë publike e Mucunskit, tranmseton Lideri.mk, në të cilën ai shprehu mbështetje për vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me ndalimin e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, si dhe lëvdata për rolin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në, siç deklaroi ai, luftën kundër rrjeteve kriminale të drogës të lidhura me regjimin në Karakas. Në deklaratën e tij, Mucunski tha se…
Ajo po thyen barriera dhe po hyn në një fushë ku deri dje dominonin vetëm gjigantët ndërkombëtarë. Shqiptarja e parë që po ndërton makina të blinduara dhe dronë ushtarakë po surprizon jo vetëm opinionin publik, por edhe ekspertët e sigurisë dhe teknologjisë. Me vizion inovativ dhe projekte ambicioze, kjo sipërmarrëse po vendos emrin e saj në një industri strategjike, duke hapur një kapitull të ri për teknologjinë dhe mbrojtjen me vulë shqiptare.
Sonte Vrapçishti foli qartë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme u mbajt konventa promovuese e VLEN-it në mbështetje të kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri. Bashkë me qytetarët dhe strukturat morën pjesë edhe krerët e VLEN-it, duke dhënë mesazhin e prerë se Vrapçishti meriton ndryshim të vërtetë. Të vjetrën e provuam dhe u pa çfarë solli. Tani është koha për fytyra të reja, për respekt ndaj qytetarëve dhe për komunë në shërbim të njerëzve. Është koha për Zulhajrat Demirin. Në Gradecin e Mehmet Pashë Derallës, Demiri u prit me përkrahje të madhe dhe e bëri të qartë se fokusi i tij do…
MPB njofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen.Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të…
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski në një deklaratë për media theksoi se pret që edhe në dhjetor inflacioni të vazhdojë të ulet krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Ndërkaq, Mickoski njoftoi se gjatë këtij muaji do të ketë “aksione të ashpra” ndaj dy ose tre marketeve për shkak të praktikave të padrejta tregtare. “Vlerësoj se politika e kujdesshme e Qeverisë, duke u larguar nga masat që në një ose dy muaj jepnin rezultate, por më pas çrregulloheshin në muajt pasues dhe kishim inflacion të lartë, rreth 4.5 deri afër 5%, tashmë ka sjellë inflacion nën 4% për këtë vit. Për…
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Steven Ivanovski është në mesin e viktimave në tragjedinë e rëndë në Krans Montana të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e të riut, për të cilin familja prej ditësh kishte alarmuar se ndodhej brenda klubit ku shpërtheu zjarri dhe për të nuk kishte asnjë informacion. Ndërkohë autoritetet zvicerane vazhdojnë identifikimin e viktimave dhe të plagosurve. Thonë se procesi është tejet i vështirë dhe familjarëve u është kërkuar të japin mostra të ADN. Ndërkohë shumica e të lënduarve janë shtetas të Zvicrës, Francës e Italisë dhe 4 shtetas serb dhe një boshnjak.…
Përveç Shkupit, Kumanova dhe Tetova janë komunat në të cilat po lançohet “Safe City”, sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve të trafikut. Në Kumanovë kamerat në fjalë janë në instalim e sipër. Të njejtat tashmë janë instaluar në disa pjesë të qytetit. Periudha e testimit është duke vazhduar, por sistemi nuk është ende plotësisht aktiv. Duke filluar nga hyrja e Kumanovës, kamerat “Safe City” janë instaluar tashmë përgjatë dy bulevardeve kryesore, zonës qendrore dhe rrugëve rajonale. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njohton se instalimi i kamerave në Kumanovë nuk është përfunduar ende plotësisht. “Po punojmë për zbulimin e pikave…
