Autor: Suad Avdiu

Protesta para Gjykatës Penale në Shkup për drejtësi për 25 vjeçarin Faton Luri. Më 29 dhjetor, Gjykata Penale dënoi Faton Lurin me 11 vjet burg për përplasjen me motoçikletë të 68-vjeçarit Jugosllav Nikollovski në bregun e lumit Vardar. Familjarët dhe dëshmitarët e cilësojnë vendimin si skandaloz dhe të ndikuar, duke thënë se ngjarja tragjike ishte një aksident dhe jo një krim me paramendim. Ata bëjnë thirrje për rishikim të procesit dhe barazi para ligjit. Babai i Fatonit, Abaz Luri tha se djali i tij po vuan një dënim që zakonisht u jepet vrasësve, ndonëse sipas tij, gjithçka ishte një fatkeqësi.…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, pranë arkivolit i cili po qëndron në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Së bashku me Kurtin në homazhe ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli si dhe ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari. Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e…

Read More

Një rast i rrezikshëm i tejkalimit ekstrem të shpejtësisë është regjistruar në autostradën Tetovë–Gostivar. Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 01.01.2026 në ora 17:45, në pikën e pagesës rrugore, policia nga DPB Gostivar ka privuar nga liria I.A. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai po drejtonte automjetin “Volkswagen Golf” me shpejtësi 151 km/h, në zonë ku kufizimi maksimal është 80 km/h. Ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të së premtes një shtetas turk që kërkohej nga Maqedonia e Veriut nën dyshimin se ka kryer një vrasje një ditë më parë në Shkup. Siç ka njoftuar Policia, identifikimi dhe arrestimi i tij u bë nga njësiti për bashkëpunim ndërkombëtar policor. “Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur…

Read More

Një grua 39-vjeçare nga Tetova ka rënë pre e një mashtrimi përmes aplikacioneve celulare. Siç raporton Tetovasot, më 01.01.2026 në ora 16:20, ajo ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga personi A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, i dyshuari i kishte premtuar ndihmë financiare për fëmijën e saj, por fillimisht i kërkoi para si “garanci”. Pasi paratë u transferuan, ai kërkoi edhe më shumë, moment kur viktima kuptoi se ishte mashtruar. Rasti po hetohet.

Read More

Ka ndërruar sot në mëngjes fëmija dyvjeçar, i cili u plagos rëndë nga një plumb qorr në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri, derisa po shikonte fishekzjarrët, njoftuan autoritetet shëndetësore. Fillimisht, fëmija u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup, ndërsa për shkak të seriozitetit të plagëve u transferua urgjentisht në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, përcjell INA. Ekipet mjekësore konstatuan gjakderdhje masive në tru, me përfshirje të të gjitha ventrikujve cerebralë. Pavarësisht kujdesit intensiv mjekësor dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme, gjendja e fëmijës ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe kërcënuese për jetën. Mëngjesin e sotëm, mjekët konstatuan…

Read More

Hoxha Shefqet Krasniqi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të akademikut dhe intelektualit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për familjen dhe shoqërinë kosovare. Krasniqi ka theksuar se kishte një miqësi të veçantë me të ndjerin, duke kujtuar takimet dhe bisedat e tyre rreth Islamit, si dhe respektin që Daci kishte për fenë islame dhe për ata që i shërbejnë asaj. Ai ka veçuar faktin se Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e rrallë që doli publikisht në mbrojtje të hoxhallarëve, përfshirë edhe atë vetë, gjatë arrestimeve të vitit 2014, duke shprehur bindjen në pafajësinë…

Read More

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Stiven Ivanovski, rezulton i zhdukur pas zjarrit të madh që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në një lokal nate në qendrën turistike zvicerane Crans-Montana. Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka shpërthyer gjatë festës së ndërrimit të viteve, duke shkaktuar kaos dhe panik mes të pranishmëve. Autoritetet zvicerane raportojnë për dhjetëra viktima dhe mbi njëqind persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale të ndryshme të vendit. Familja e Stiven Ivanovskit ka humbur çdo kontakt me të pas incidentit dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë apel publik për ndihmë…

Read More

Në qendër të qytetit të Essenit, rreth 20 besimtarë të fesë islame kanë demonstruar përkushtimin e tyre ndaj të mirës së përbashkët në mëngjesin e ditës së Vitit të Ri. Ata pastruan në mënyrë të pavarur, pra vullnetarisht, Willy-Brandt-Platz nga mbetjet e natës së Vitit të Ri, ku ka pasur shumë fishekzjarre dhe mbeturina! Kur u pyten pse po e bëjnë këtë punë vullnetare, ata theksuan: “Ne jemi qytetarë të përgjegjshëm”! Sipas mediave gjermane, përveç vetë pastrimit të qytetit, ky grup synonte të zvogëlonte edhe paragjykimet në shoqëri dhe të shkatërronte barrierat ekzistuese ndaj besimtarëve myslimanë që shpesh mund të…

Read More

Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në eurozonë të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën e bankës qendrore në Sofje dhe fishekzjarre për të festuar një moment të shumëpritur. Që nga mesnata, euro u bë monedha e vendit dhe lev ka mbetur vetëm në histori. Hyrja e Bullgarisë në eurozonë do ta çojë numrin e evropianëve që përdorin monedhën në më shumë se 350 milionë. Vendi i fundit që iu bashkua grupit të monedhës së vetme ishte Kroacia në janar 2023, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Paratë tona do të jenë në një monedhë tjetër – nëse…

Read More