MPB njofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen.Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

