Autor: Suad Avdiu
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut edhe sot do të pranojë aplikime nga studentët për të shfrytëzuar të drejtën për shujtë studentore, transmeton Portalb.mk. “Studentët që i përmbushin kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion, në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk”, raportoi Ministria. Mundësia është për gjithë studentët e rregullt në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Kushtet tjera janë parashtruar në KËTU.
Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë bëjnë të ditur se për rastin në fjalë, si të dyshuar, janë arrestuar dy persona. “Më 04.01.2026, në orën 14:45, në Kërçovë, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kërçovës arrestuan A.A. (45 vjeç) dhe J.D. (36 vjeç), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Bunari i Seferit”, afër fshatit Trapçin Doll, Kërçovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e kanë sulmuar me thikë dhe i kanë shkaktuar plagë B.A.(38 vjeç)…
Mediat serbe raportojnë se një autobus me targa maqedonase mbrëmë ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokalitetit Dobanovc, në drejtim nga qyteti. Për momentin nuk dihet gjendja e pasagjerëve dhe e shoferit të autobusit. Sipas raportimeve, shoferi i një autobusi tjetër është ndalur për të ofruar ndihmë. Që nga dita e djeshme, pothuajse e gjithë Serbia është e mbuluar me borë. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë”, bazuar në raportin e Shtabit për shërbimin dimëror në orën 5:09 të mëngjesit, njoftoi se ka borë në shumë segmente të rrugëve më të frekuentuara, të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë…
Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, shtatë prej tyre bien të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose bien të dielën dhe, sipas Ligjit, transferohen si ditë jo pune të hënën. Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë Fitër Bajramit, i cili bie më 20 mars (e premte), ndërsa tjetra është në prill, kur festohet Pashka Ortodokse. Kështu, ditë jo pune janë 13 prilli (e hënë) për të gjithë qytetarët dhe 10 prilli (e premte), ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks. Qytetarët do…
Moti sot do jetjë pjesërisht vranësira me reshje të herëpashershme të shpërndara. Do të fryjë mesatarisht, në vend të erës së fortë të herëpashershme nga jugu. Në Shkup, pjesërisht vranësira me kushte shiu të herëpashershme. Një erë mesatare, herë pas here e fortë do të fryjë nga jugu.
Në Maqedoni në ditë ka më shumë se 2.000 fëmijë lypsarë, e kalojnë ditën në rrugë, ndërsa në Shkup qindra flmijë janë nëpër udhëkryqet e bulevardeve. Këtë e tregojnë të dhënat nga organizata qytetare “Ndërtojmë ardhmëri”. Për këto katër vite punë të organizatës, 145 fëmijë janë larguar nga rruga dhe janë vendosur nëpër shtëpi grupore ose familje përkujdesëse, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk. “Hulumtimet tona treguan se çdo ditë nëpër qytetat e Maqedonisë lypin në rrugë 2 mijë fëmijë, ndërsa 18.500 fëmijë nuk janë në bankat shkollore ose në çerdhe. Numri është i madh i fëmijëve të cilët nuk kanë sigurim…
Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në posedim. Sipas Policisw, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe garantimin…
Një djalë 19-vjeçar nga Shkupi u plagos rëndë pasi ra nga kati i tretë i një shtëpie në komunën e Ilindenit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, kur i riu, i cili po vizitonte të afërmit me nënën e tij, ra nga kati i tretë i një shtëpie në Ilinden. Sipas të dhënave të para, ai kishte probleme shëndetësore. “Pas rënies, 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku mjekët përcaktuan ashpërsinë e lëndimeve. Ministria e Brendshme informon se po merren masa për sqarimin e plotë të…
Trump publikon të dhëna për ndihmat sociale: 46% e familjeve nga Kosova në SHBA përfituese Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar së fundmi të dhëna zyrtare lidhur me përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në SHBA. Sipas këtyre të dhënave, rreth 46 për qind e familjeve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shtetet e Bashkuara rezulton të përfitojnë forma të ndryshme të ndihmës sociale, përfshirë asistencën financiare, strehimin apo mbështetjen shëndetësore. Këto shifra janë bërë publike në kuadër të debatit mbi politikat sociale dhe emigracionin, temë që ka qenë shpesh në fokus…
Lahi Brahimaj nga AAK ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë fushatës, duke bërë të ditur se ka marrë mbi 11 mijë vota. Ai ka thënë se angazhimi i tij për vendin dhe qytetarët do të vazhdojë edhe më tej. “Përgjatë fushatës takova shumë aktivistë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme. Me mbi 11.000 vota, besimi qytetar ishte i madh, edhe pse jo i mjaftueshëm për të qenë pjesë e Parlamentit. Ky mbetet një angazhim që vazhdon”, ka deklaruar Brahimaj.
