Autor: Suad Avdiu

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, së bashku me ekipet e kujdestarisë së numrit 112 dhe Sektorit të Operacioneve, po monitoron vazhdimisht situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Qytetarëve u bëhet thirrje që menjëherë të raportojnë çdo problem ose nevojë në numrin 112. Në rrugën Gostivar – Strazhë ka rrëshqitje dheu, por trafiku po zhvillohet normalisht, ndërsa në rrugën nga Tetova për Banjën e qytetit ka rrëshqitjet të dheut me çka e vështirëson lëvizjen. Në fshatin Balin Dol, lumi Vardar doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetë parcela bujqësore dhe…

Read More

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes në orën 7 ka qenë në Kodër të Diellit,, -4 gradë Celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash, përcjell TV21. “Sasia më e madhe e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Krushevë, 55 litra për metër katror, pasuar nga Ohri – 52, Pretor – 48, Mavrovë – 39, Pozharan – 35, Kriva Pallankë – 34, Manastir – 32, Tetovë – 31, Prilep dhe Topollçan – 24, Kodër e Diellit– 23, Berovë – 19, Shtip, Vinicë dhe Strumicë – 16,…

Read More

Disa lokacione në Kumanovë do të mbesin sot përkohësisht pa furnizim me energji elektrike, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza. Bëhet fjalë për katër lokacione që gjenden në afërsi të stacionit të autobusëve. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë planifikuar në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 14:00. Pa energji elektrike do të mbesin stacioni i autobusëve, restoranti “Park”, barakat përpara stacionit të autobusëve, si dhe pompa e benzinës “Makpetrol” e cila ndodhet në të njëjtën zonë. Në buletinin ditor të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza nuk është bërë e ditur arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Read More

Ylli i ri me famë botërore i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për qëndrimet dhe sjelljet jashtë saj. Yamal, i cili dihet se është mysliman, ka deklaruar edhe më herët se mban agjërim dhe fal namaz. Këtë herë, ai ka folur për përvojën e tij gjatë një vizite në xhami. “PA MARRË PARASYSH FENË, XHAMIA I JEP NJERIUT QETËSI” Gjatë udhëtimit me Barcelonën në Arabinë Saudite, ku u zhvillua Superkupa e Spanjës, Yamal vizitoi Xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dabi dhe ndau përshtypjet e tij. “E kaluam gjithë ditën atje. Sinqerisht, pa…

Read More

Krasniqi: Qeveria kishte informacion për sulmin në Banjskë 4 ditë para se të ndodhte Ish-kandidati për deputet i AAK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dardan Krasniqi, tha se institucionet e Kosovës kishin informacione paraprake për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023. Sipas Krasniqi, institucionet shtetërore ishin të njoftuara rreth katër ditë para se të ndodhte sulmi, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në përballjen e armatosur u vranë edhe tre sulmues. “Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë. Nga atje poashtu njoftojnë se nga sot (08.01.2026) në fillim në orën 10:00 në vendkalimin kufitar “Niki” (Mexhitlija) do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve të rënda e cila do të vlejë deri më 10.01.2026 Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut, ndërsa në vende më të larta do të ketë reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 0 deri 10 gradë celsius. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, dhe në male me reshje bore.

Read More

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. Nga ora 17:00, komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) është në ndërprerje për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM.

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit dhe veprimtarit të njohur Jakup Asipi, duke theksuar se “para veprës heshtin fjalët”. Jakup Asipi lindi më 2 shkurt 1951 në fshatin Sllupçan. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Damask të Sirisë, ndërsa studimet universitare në Al-Az’har të Egjiptit. Studimet postdiplomike i vijoi në Bejrut të Libanit. Gjatë viteve 1985–1990 shërbeu si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë, ku dha kontribut të çmuar në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore dhe kombëtare. Në vitin 1990 u kthye…

Read More

Përtej aktit antikushtetues dhe diskriminues të “spërkatjes fetare” nga një pop i komunitetit ortodoks, një komunitet pakicë në RMV që, sipas Censusit të fundit, përbën vetëm 46.14% të banorëve rezidentë, më e rrezikshme është porosia politike që ky veprim përcjell. Mesazhi është i qartë, ky shtet nuk është i të gjithëve, por u përket vetëm maqedonasve-ortodoksë. Ky nuk është më ritual fetar. Kjo është shfaqje e hapur e supremacisë etno-fetare. Segmentet “shtetërore” me mendësi të mbetura në të kaluarën duhet ta kuptojnë një herë e mirë, RMV nuk është shtet mono-etnik, as mono-fetar. Është shtet i shqiptarëve dhe maqedonasve, ju…

Read More