Autor: Suad Avdiu
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare pesëanëtarëshe. Familja po kthehej nga Kosova, ndërsa aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku kanë jetuar! Shkaqet nuk dihen akoma saktë, por në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmiijë të vegjël një deri në tre vjeç. Gazetari Bahri Cani ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se të gjithë personat në veturë kanë pësuar lëndime “Nga njerëz të afërt të të aksidentuarve mora vesh se të gjithë në makinë janë…
Mijëra kundërvajtje në trafik kanë regjistruar kamerat e “Safe City” në këtë fillimvit në disa prej lokacioneve të Kumanovës. Ndonëse më vonë nga kryeqyteti, edhe kumanovarët janë në fazën e testimit të blic-radareve, të cilat pritet të legalizohen në fillim të muajit shkurt. Në pikat më kritike të trafikut të qytetit, tashmë po funksionon regjistrimi i kundërvajtjeve për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, mosdhënie përparësie këmbësorëve, përdorim të celularit gjatë vozitjes. Qytetarët e Kumanovës, si shoferët ashtu edhe këmbësorët, i mirëpresin këto masa në trafik. “Po, mirë është kjo, populli duhet të jetë më serioz,…
Në mbrëmjen e 06.01.2026, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, policia ka arrestuar S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë. “Sipas denoncimit, ata kanë paguar karburant me një kartëmonedhë prej 50 eurosh për të cilën dyshohet se është e falsifikuar”, njoftojnë nga SPB Tetovë. Pas dokumentimit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Më 06.01.2026 rreth orës 21:50, në bulevardin “Serbia” në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Daihatsu” me targa bullgare dhe një triçiklete “Tomos”. Si pasojë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar M.S. (18) dhe S.R. (23), ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe I.S. (19). “Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Sh. Naum Ohridski’”, informojnë nga SPB Shkup.TS
Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit me zero gradë, ku ra edhe sasia më e lartë e shiut – 62 litra për metër katror. Në Lazaropole dhe Mavrovë, u matën dy gradë celsius. “0 gradë u matën në Kodrën e Diellit, 2 Lazaropole, Mavrovë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharanë, Topolçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip, 10 Gjevgjeli, Demir Kapi”, thonë nga DPHM.
Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe – 165 për veshka, 30 për zemër, pjesa tjetër për mëlçi ose kocka. Disa pacientë kanë pritur për dekada dhe disa nuk marrin kurrë një organ, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i “Nefron”, një shoqatë e pacientëve me veshka të sëmurë. Vendi ka ekipe mjekësore ekspertësh, njohuri dhe histori suksesi, por ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve është ende i pamjaftueshëm dhe dhurimi nga një kufomë (dhurues i vdekur) mbetet një sfidë, thonë pacientët dhe shoqatat e tyre në dëshmitë për Radion Evropa e Lirë (REL). Në vitin…
HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te mesëm në Damask të Sirisë, studimet i kreu në universitetin Al-Az’har, të Egjiptit ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar si Vaiz dhe mualim në xhaminë “Halid Efendi”…
Vetëm i vërtetojnë ato teza që i kemi pasur nga momenti i parë, se nuk janë bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme, por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen se si e komenton reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, ku nuk përmendet gjuha maqedonase. Mikcoski i bëri thirrje opozitës për bashkim në çështjen ndaj Bullgarisë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase. “Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi, të bëhemi bashkë si popull dhe si komb. Mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë se pa dallim nëse jemi në…
Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, në Gostivar është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, personit në fjalë i kanë mbetur vuajtje me 1,4 vjet burg, nga gjithsej 8 vjet që ishte dënuar. “Më 06.01.2026 në orën 21:20, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, arrestuan L.H. (33) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor për arratisje nga burgu “Idrizovë”. Ai kishte ende një vit e katër muaj nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e veprave penale sipas neneve 237,…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. “Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit. Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi…
