Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, informoi se në nivel të gjithë vendit të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë bllokim, pavarësisht reshjeve të borës. Nikolloski theksoi se aktualisht po mbulohen dy seksione kryesore, ai i Kosovrastit dhe Mavrovës, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha kapacitetet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, si dhe kompani private që ndihmojnë në pastrimin e borës. “Dua t’i përgëzoj ekipet e ‘Makedonija Pat’, këta njerëz punëtorë që me përkushtim i mbajnë rrugët të pastra dhe të kalueshme. Të gjithë kamionët janë vënë në funksion dhe puna po zhvillohet…

Read More

Të dhënat tregojnë se listat e gjata të pritjes dhe mungesa e specialistëve në sektorin publik po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë shërbime në klinikat private, duke rritur shpenzimet nga xhepi. Ky presion financiar reflektohet drejtpërdrejt në buxhetet familjare dhe në shtyrjen e kontrolleve apo trajtimeve mjekësore   Anëmsha SHABANI Shkup, 8 janar – Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE), tregon se më shumë se 40 për qind e kostove totale të kujdesit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut bien drejtpërdrejt mbi pacientët, duke e renditur vendin ndër shtetet me barrën më të lartë financiare për qytetarët në raport me shërbimet shëndetësore…

Read More

Policia e Maqedonisë së Veriut është duke marrë masa për gjetjen e një mashtruesi i cili ishte paraqitën si mjek, duke marrë 700 mijë denarë nga një pllakë 77 vjeçe, transmeton Portalb.mk. “Gjatë ditës personi e kishte telefonuar, ishte prezantuar si mjek dhe e kishte informuar se motra e saj ishte në spital për shkak të frakturës së këmbës për të cilën nevojitej ndërhyrje kirurgjikale me vendosjen e shufrave”, raportoi Policia. Viktima 77 vjeçe nga Shtipi i kishte dërguar paratë në vendin e dakorduar, pasi kishte kontaktuar disa herë me “mjekun”. “Më vonë në shtëpi kishte ardhur mbesa e saj dhe…

Read More

Moti i keq ka vijuar edhe sot më 8 janar 2026 duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve kryesorë, raporton Klan. Lajmi më i keq vjen nga Durrësi ku u shënua edhe viktima e parë. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi pasi e mori rrjedha e ujit. Qyteti bregdetar vijon të jetë në situatë kritike pasi reshjet nuk kanë pushuar. Atje janë evakuuar 400 banorë teksa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve në Sukth dhe Katund të Ri. Problem është edhe lumi i Vjosës i cili ka arritur nivelin e kuotave maksimale. Autoritetet kanë ngritur nivelin më të…

Read More

Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, në vend janë importuar 566,6 ton kafe në vlerë totale prej 2,463,677,171 denarë ose 39,993,684 euro, raporton MIA. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), në vend më shumë kafe – të pjekur ose të papjekur ose pa kafeinë; lëvore dhe lëkurë kafeje dhe zëvendësues të kafesë që përmbajnë kafe në çdo proporcion – është importuar nga Brazili (46%), Italia (18,7%) dhe Kosova (8,8%). Në Brazil, në dhjetë muajt e parë të këtij viti u importuan 261,5 ton kafe, me një çmim mesatar prej 330 den/kg, vijon pastaj Italia –…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut prej janarit e deri në nëntor të vitit paraprak u regjistruar 3 114 276 000 euro, ndërsa vetëm në muajin nëntor ka pasur 255 milionë euro deficit, transmeton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- nëntor të vitit 2025 është 7 395 629 000 euro , ndërsa vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – nëntor të vitit 2025është 10 509 905 000 euro”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, eksporti është rrit për 2.58 përqind, ndërsa importi…

Read More

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025, ka qenë 0,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell TV21. Indeksi i shpenzimeve të jetesës në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënon rritje prej 4,1 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje prej 3,6 për qind. Enti Shtetëror i Statistikave sqaron se rritja e inflacionit në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025, është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: transport, rekreacion dhe kulturë, shëndetësi, restorante dhe hotele, si dhe shpenzimeve për banim. Ulja e shpenzimeve të…

Read More

Shkup, 8 janar – Numri i parapaguesve aktivë të telefonisë mobile që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar është 2.105.467, ndërsa janë realizuar 1.299.617.051 minuta kohë bisede. Parapaguesit privatë rezidencialë janë 833.089, ata postpaid rezidencialë janë 1.024.072, ndërsa ata postpaid afaristë janë 248.306, sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE). Raporti i AKE-së tregon se A1 Maqedonia ka 47,41 për qind pjesëmarrje në numrin e përgjithshëm të parapaguesve, Telekomi i Maqedonisë 46,68 për qind, M TEL 4,55 për qind, Telekabel 1,27 për qind, ndërsa Green mobile 0,10 për qind.  Në të ardhurat nga…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë njofton se mbështet politikat e përcaktuara nga Presidenca Qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian. Gjatë një diskutimi të organizuar nga “PanEuropa” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme njoftoi se MPJ mbështet prioritetet e Qipros në fushat e sigurisë, mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Në bashkëpunim me Presidencën Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen edhe për marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. “Bullgaria do të vazhdojë të ketë një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm ndaj Republikës së Maqedonisë…

Read More

Shkup, 8 janar – Takim për qeveri teknike nuk do të ketë, qeveria teknike duhet të mbetet sepse kjo qeveri ka treguar me veprime dhe hapa konkretë se nuk qeveris në mënyrë demokratike, deklaroi sot në një konferencë për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, duke akuzuar se “ajo që po ndodh është një skenar për zgjedhje të parakohshme”. “Qeveria teknike ishte vendosur për qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE-së nuk i keqpërdor institucionet, ndërsa ne shohim në këto vite e gjysmë se asgjë nuk ka ndryshuar. Vazhduan të uzurpojnë të gjitha institucionet. E pamë këtë gjatë zgjedhjeve lokale… Sepse propozim-ligjet e…

Read More