Autor: Suad Avdiu
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Raven, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre lidhur me gjendjen aktuale dhe mungesën e investimeve në vitet e fundit. Gjatë bashkëbisedimit, banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për, siç thanë, neglizhencën komunale dhe mungesën e zhvillimit. Ata kanë kërkuar projekte konkrete dhe angazhim serioz për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës. Bejta, nga ana e tij, prezantoi projektet që, sipas tij, do të realizohen me ardhjen e tij në krye të Komunës së Gostivarit, duke…
Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/orë). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, sidomos në fund të ditës dhe gjatë natës.…
Mediat serbe raportojnë se një autobus me targa maqedonase mbrëmë ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokalitetit Dobanovc, në drejtim nga qyteti. Për momentin nuk dihet gjendja e pasagjerëve dhe e shoferit të autobusit. Sipas raportimeve, shoferi i një autobusi tjetër është ndalur për të ofruar ndihmë. Që nga dita e djeshme, pothuajse e gjithë Serbia është e mbuluar me borë. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë”, bazuar në raportin e Shtabit për shërbimin dimëror në orën 5:09 të mëngjesit, njoftoi se ka borë në shumë segmente të rrugëve më të frekuentuara, të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë…
Ne vazhdim ua sjellim ne menyre integrale, Reagimin e zevendesministrit te Brendshem, Astrit Iseni: REAGIM Si zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e konsideroj të domosdoshme të sqaroj se spërkatja me ujë të shenjtë nga një zyrtar fetar mbi automjetet zyrtare të policisë dhe mbi objektet zyrtare, brenda parkingut të MPB-së, nuk përbën akt besimi privat, por shkelje të drejtpërdrejtë të parimit të shtetit laik dhe të ligjit. Ky veprim është kryer nga disa punonjës të një njësie të policisë rrugore, në bashkëpunim me klerikun fetar, dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin apo veprimtarinë institucionale të MPB-së.…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kaadresuar kritika ndaj ish udhëheqësve komunal se kanë keqpërdorur mjetet e Ministrisë sl Arsimit të destinuar për shkollat dhe mësimdhënësit. Arsimi duhet të depolitizohet, ish-udhëheqësia komunale ka vjedhur edhe mjetet e dedikuara për shkollat dhe mësimdhënësit Mjetet që ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës për pagesën e mësimdhënësve, investimeve nëpër shkolla, si dhe transportin e nxënësve, Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur dhe nuk i ka paguar personat e angazhuar, edhe pse të njejtët e kanë kryer obligimin e tyre me ndershmërinë më të madhe. Kompanive të transportit, Komuna…
Duke u thirrur në burime brenda Presidencës, autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki, bëri të ditur se është arritur një marrëveshje mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani. Kerquki tha Kurti ka pranuar zyrtarisht që ta propozojë sërish Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit. “Sipas disa informatave që unë i kam të afërta me presidenten aktuale, tashmë thuhet që është arritur marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Republikës…”, tha Kërquki.
Më 05.01.2026, policët nga SPB Shkup realizuan një intervistë zyrtare me dy bashkëshortë nga rajoni i Shkupit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm nga burri 37-vjeçar. Ai kishte denoncuar se më 01.01.2026, në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.Liderimk
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë vënë në lëvizje autoritetet e Kryeqytetit. Me mbi 25 mm/m² reshje të regjistruara, qytetarët po bëhen thirrje për kujdes maksimal. Sipas informacioneve zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), situata pritet të mbetet sfiduese edhe në ditët në vijim, pasi reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm. Rreziqet kryesore që kanosin qytetin: Komuna ka paralajmëruar se mbingarkesa e rrjetit të kanalizimit dhe ujërave atmosferike mund të shkaktojë vështirësi të mëdha. Pikat më kritike mbeten: Nënkalimet dhe zonat e ulëta urbane ku pritet grumbullim i ujit.…
MPB njofton se më datë 06.01.2026, në ora 01:00, në SPB Tetovë, personi A.D. (29) nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se nga një plac ku para dy muajsh kishte lënë automjetin “BMW” me targa të Tetovës për ta shitur, makina është marrë nga një person femër e panjohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi i shoqëruar nga zv ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ish deputeti i BDI-së Bajram Kadria, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje nga Vrapçishti për kandidatin Zuli Demiri. “Nga Vrapçishti cep më cep! Me ka krejt për Zuli Demirin, për numrin!”, ka shkruar Azizi në postimin e tij, duke theksuar angazhimin dhe mobilizimin e strukturave në terren në mbështetje të kandidatit.
