Autor: Suad Avdiu
Rritje e numrit të personave që vuajnë nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin është regjistruar në javën e parë të vitit të ri, ndërsa autoritetet presin kulmin sezonal të rasteve të reja në gjysmën e dytë të këtij dhe gjysmën e parë të muajit të ardhshëm. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska, informoi për situatën me gripin në vend në një konferencë për shtyp sot, duke ndarë të dhënat e mbledhura nga Qendrat e Shëndetit Publik. Dhe, siç tha ajo, ato tregojnë se në periudhën nga 29 dhjetori 2025 deri më 4 janar 2026, janë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë zbardhur tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë në Tetovë, ndërsa për të njëjtat vepra është privuar nga liria një shkupjane 23-vjeçare. “Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, më 07.01.2026 nëpunës policorë nga SPB Tetovë në koordinim me SPB Shkup dhe me Njësitin për Krim Ekonomik – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme në MPB zbardhi tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë, me ç’rast në Shkup e privuan nga liria A.J. (23) nga Shkupi. Në të vërtetë, ajo në një rrjet social…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi në një paraqitje televizive se sot do t’u dërgojë ftesa partive politike parlamentare për takim liderësh në të cilin temat e diskutimit do të jenë ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike që zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, transmeton Portalb.mk. Takimi, siç tha kryeministri në një intervistë për TV Alfa, do të mbahet në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme, para nisjes së tij për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai pret që të gjithë liderët e koalicioneve parlamentare ta pranojnë ftesën për takim, ndërsa rendi i ditës, siç shton ai, mund të…
Më 31 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi. Ai akuzohej për kryerjen e veprës penale dhunë në familje. Në aktakuzë thuhej se Mjekiqi kishte ushtruar dhunë, kërcënime dhe kishte cenuar lirinë e gruas së tij të dytë, me të cilën kishte lidhur kurorë sipas fesë islame. Sipas Prokurorisë, ata kohë pas kohe bashkëjetonin, ndonëse edhe para incidentit kishin pasur probleme serioze në marrëdhënie. Prokuroria sqaron se rreth dy vite më parë, në ditën kritike, Mjekiqi kishte filluar t’ia mbledhë gruas gjërat personale me qëllim që ta largonte nga shtëpia. Kur ajo kishte…
Kur jemi te bora dhe reshjet e bores gjegjesisht temperaturave ekstreme, ja disa fakti interesante per qytetin e Kumanoves: -Kumanova e viteve të 60-ta te shekullit te kaluar e mbuluar me ‘pulhur dëbore’ -Viti 1953, ishte periudha më e gjatë kohore e reshjeve të borës pa ndarprerë 77 ditë. Reshjet e bores kishin filluar me 21 dhjetor 1953 dhe kishin përfunduar më 7 mars 1954 -Ne shkurt të vitit 1962, shtresa e bores ka mberritur deri ne 70 см; Kurse temperatura me e ulet prej -24 (minus njezeteshtate grade) eshte regjistruar 27 janar1954; -Temperatura me e larte (+40°C) eshte regjistruar…
Agjencia kosovare e lajmeve Kosovapress ka shkruar se një burim i saj ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress. Sipas medias, Grubi i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë. Grubi, siç insiston burimi i Kosovapress, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa ka lëshuar edhe pak mjekërr. Lajmi i…
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, ka folur mbi gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, të cilat kanë krijuar edhe ngrica. Në emisionin “Fol me Arin”, Ahmeti tha se si pasojë e kësaj situate, janë shpeshtuar rrëshqitjet e veturave, teksa tha se mund të ketë edhe numër më të lartë të vetaksidenteve, transmeton Klankosova.tv. “Nuk janë marrë të gjitha masat siç duhet, apo thënë ndryshe operatorët ekonomikë të cilët kanë përgjegjësi për mirëmbajtje të rrugëve nuk e kanë bërë punën siç duhet”, tha ai.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reguar lidhur me spërkatjen e veturave të policisë nga një klerik ortodoks Nga atje thonë se kjo është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular. “Riti nuk është kryer në hapësirë private apo objekt fetar, por në oborrin e policisë, mbi mjete zyrtare të shtetit, brenda një institucioni të sigurisë publike. Një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm në një shtet që me Kushtetutë është sekular dhe me realitet multietnik e multikonfesional. Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucion shtetëror që duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj, pa dallim etnie…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka dhënë informacione rreth situatës pas reshjeve të dendura të shiut. Nga QMK thonë se nga vërshimet është prekur rajoni i Gostivarit, Kërçovës, Ohrit, Manastirit dhe Prespës. Njoftim nga QMK: Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga lokale ndërmjet fshatrave Forinë dhe Tumçevisht, Komuna e Gostivarit, është e vështirë për ta kaluar. Për situatën janë njoftuar NJQV Gostivar dhe Stacioni Policor Çegran. Është vërejtur edhe dalja nga shtrati i lumit Lakaviçka në fshatin Malo Turçan dhe e lumit Sushçka në fshatin Banjicë e Epërme, Komuna e Gostivarit. Për ngjarjet janë njoftuar institucionet dhe…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndaluar qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit. “Për shkak të reshjeve të dendura të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nga ora 09:25 vendoset ndalim qarkullimi për autobusë, ndërsa pajisjet dimërore (zinxhirët e borës) janë të detyrueshme për automjetet e lehta”, njoftojnë nga LAMM. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes deri në orën 7:00 ka qenë në Kodër të Diellit -4 gradë celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash./Telegrafi/
