Autor: Suad Avdiu
Reagimi i tij ne fb : Sa herë që e dëgjoj emrin e Sllupçanit, kam një ndjesi të veçantë për shkak të nënës sime dhe të dajallarëve të mi. Me sa krenari flisnin për këtë fshat, për vlerat, traditat dhe sidomos për mikpritjen e muhaxhirëve, të cilën e kishin përjetuar të parët e nënës sime rreth vitit 1878. Ata tregonin se në Sllupçan njeriu nuk pyetej kush je, nga vjen apo çfarë feje e fisi ke, por vetëm çfarë halli ke dhe si mund të të ndihmojmë. Kjo nuk ishte thjesht fjalë, ishte mënyrë jetese, ishte ligj i pashkruar i…
Një rast i dhunës në familje është evidentuar në Tetovë. Siç raporton Tetovasot, më 09.01.2026 në orën 23:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.C. (49) nga Tetova, pas denoncimit të djalit të tij 24-vjeçar për dhunë ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Presidenti amerikan, Donald Trump të premten tha se SHBA po ndjek nga afër situatën në Iran. Ai paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve. “Dhe përsëri, u them liderëve iranianë, më mirë mos filloni të qëlloni, sepse edhe ne do të fillojmë të qëllojmë”, tha lideri amerikan gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë. Por ai shtoi se kjo nuk do të thotë “trupa amerikane në terren”, raporton cnn. “Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të përfshihemi. Kjo nuk do të thotë trupa në…
Ministria për Kulture dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri më 6 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për financimi e projekteve në interesit nacional në kulture, projekte që do të nxisin zhvillimin industrial në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Përmes Konkursit do të sigurohen mjete financiare për projekte inovative nga fusha e industrisë kreative”, raportojnë nga Ministria, duke theksuar ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit kulturor. Projekti duhet të realizohet deri më 30 nëntor të vitit 2026. Në këtë Konkurs do të mund të aplikojnë personat fizikë dhe juridikë që aktivitetin e tyre e kanë të shtrirë…
Një aksion i rëndësishëm policor ka tronditur botën e showbiz-it në Turqi gjatë orëve të fundit. Sipas mediave vendase, operacioni i shtrirë në disa pika kyçe të Stambollit ka çuar në shoqërimin e shtatë personave, mes të cilëve figura mjaft të njohura. Aktori i njohur Can Yaman dhe aktorja Selen Gorguzel janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrolleve të befasishme që u ushtruan në 9 klube nate dhe në një hotel të njohur në zonën e Bebek-ut. Mësohet se personat e ndaluar do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi të…
Kumanovari 48-vjecar u arrestua pasiqë paraprakisht, policia konstatoi se ai po e ngiste makinën në ndikimin e alkoolit. “Me daten 8 janar 2026, rreth ores 22:00, ne fshatin Çellopek të Komunes ‘Staro Nagoriçane’, policia e Kumanoves e ka arrestuat (privuar nga liria) personin me iniviale O.S. (48) nga Kumanova”, njofton Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë. Sipas organit kompetent, gjate kontrollit policet e kane ndaluar veturen e tipit Wolkswagen te cilet e drejtonte O.S., kurse pas ndermarrjeve te masace ligjore, eshte konstatuat se shoferi po e ngiste makinen me 2.28 promila ne gjak. Pas kompletimi te rastit ne fjale,…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me një aksident komunikacioni ku ka ndërruar jetë një grua 79 vjeçare, ndërsa ndaj dy tjerëve ka paraqitën fletarrestim, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin fatal në komunikacion në rrugën “Fronti Kombëtar” në Shkup rreth orës 11:30, në të cilën një veturë “Passat” me shofer 18 vjeçarin S.S., ka goditur 79 vjeçaren L.J. nga Shkupi, e cila ka ndërruar jetë pas lëndimeve, ndërsa shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia është në kërkim të prindit 45 vjeçar B.S.…
Sekularizëm me dy standarde: Dënim për lutjet në Kuvend, heshtje për ritualin në MPB dhe anasjelltas
Kur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bashkë me përfaqësues të komunitetit boshnjak, mbajtën lutje për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës brenda Parlamentit, reagimet e partive maqedonase ishin të menjëhershme dhe të ashpra. VMRO-DPMNE dhe LSDM e cilësuan veprimin si shkelje të Kushtetutës dhe të parimit të shtetit laik. U fol për përgjegjësi, për cenim të sekularizmit dhe për abuzim të institucioneve shtetërore. Por sot, kur në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme u shfaqën rituale fetare mbi automjete zyrtare policore, zëri i këtyre partive pothuajse nuk dëgjohet, ndërsa reaguan vetëm partitë shqiptare. Ky kontrast ngre pikëpyetje serioze për standardet e…
Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë është ndaluar përkohësisht për qarkullim të automjeteve për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. “Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një këst të ri prej 6.9 milionë eurosh për mbështetjen e bizneseve vendore, përmes linjës kreditore të siguruar nga Banka Hungareze për Eksport-Import, përcjell INA. Me këtë pagesë të fundit, shuma totale e fondeve të plasuar për ekonominë vendase arrin në 224.3 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara. Mjetet synojnë të mbështesin investimet private dhe zhvillimin e kompanive, duke nxitur rritjen ekonomike. Fondet shpërndahen përmes bankave komerciale me kushte të favorshme: normë interesi 1.95% në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grace deri në tre vjet.(INA)
