Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina përparon në front, rimerr 26 vendbanime nga forcat ruse

15 Gusht, 2026

Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

15 Gusht, 2026

Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

15 Gusht, 2026

“Fikja e Krimesë”, Ukraina godet 29 objekte energjetike

15 Gusht, 2026

Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqit i caktohet një muaj paraburgim

15 Gusht, 2026

Ademi: Ndryshimi i vërtetë mban vulën e mbretit Ali Ahmeti

14 Gusht, 2026

Valon Maloku propozon Besim Dinën për President: “Pse jo?”

14 Gusht, 2026

Kurti e vendos Muzliukajn, me aktakuzë të konfirmuar nga Apeli, në krye të komisionit të AQP-së

14 Gusht, 2026

Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

14 Gusht, 2026

Kush është zyrtari i afërt me pushtetin që e organizoi ardhjen e predikuesit islamik nga Bosnja

14 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 15 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Reagon këshilltari komunal Menshir Misini : Sllupçani – më i madh se thashethemet, më i fortë se paragjykimi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reagimi i tij ne fb : Sa herë që e dëgjoj emrin e Sllupçanit, kam një ndjesi të veçantë për shkak të nënës sime dhe të dajallarëve të mi. Me sa krenari flisnin për këtë fshat, për vlerat, traditat dhe sidomos për mikpritjen e muhaxhirëve, të cilën e kishin përjetuar të parët e nënës sime rreth vitit 1878. Ata tregonin se në Sllupçan njeriu nuk pyetej kush je, nga vjen apo çfarë feje e fisi ke, por vetëm çfarë halli ke dhe si mund të të ndihmojmë. Kjo nuk ishte thjesht fjalë, ishte mënyrë jetese, ishte ligj i pashkruar i këtij fshati. Ky shpirt solidariteti nuk u shua, ai u trashëgua brez pas brezi. U pa në ditë të vështira, në gëzime e në fatkeqësi. U pa në ndihmën për të varfrin, për të ardhurin, për të pambrojturin. Dhe sot, kur flitet për solidarizim, shumëkush duhet të shkojë e të mësojë në Sllupçan se çfarë do të thotë kjo fjalë në praktikë. Sllupçani nuk ka jetuar vetëm me të kaluarën. Ai ka ndërtuar edhe jetë sportive e kulturore, ndoshta ndër më të organizuarit dhe më të gjallit në komunë. Klubet sportive, aktivitetet rinore, manifestimet kulturore dhe traditat popullore janë ruajtur me xhelozi, si pasuri e shenjtë. Janë pikërisht këto fusha sporti, kultura dhe solidariteti që e mbajnë Sllupçanin gjallë dhe e dallojnë nga shumë vendbanime të tjera. Fatkeqësia e Sllupçanit është se, për shkak të stoicizmit, rezistencës kombëtare në të gjitha kohërat dhe të gjitha tipareve të lartpërmendura, është sulmuar vazhdimisht me të gjitha metodat dhe mënyrat: me shpifje dhe me gjithë arsenalin që kanë pasur dhe vazhdojnë ta përdorin shërbimet për interesa të errëta. Sot flasin edhe disa “portale”, nëse mund t’i quajmë të tillë, dhe disa figura publike që deri dje nuk ua kishim dëgjuar zërin kurrë. Askush nuk e arsyeton dhunën, të keqen, e sidomos një të keqe të instrumentalizuar. Asnjë njeri, i cilitdo vendbanimi qoftë, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj këtij rasti makabër. Por mbi këtë ngjarje të tentosh të errësosh mendjen e shqiptarëve, duke bërë argatin e djallit, është e papranueshme. Mos vallë në fillim duhet të identifikohen fajtorët realë rrethanorë se pse shoqëria shqiptare e ka prekur këtë nivel etiko-moral? Në çfarë ambienti arsimor dhe edukativ kalon fëmija dhe i riu shqiptar? Sa dhe si mbështetet financiarisht dhe materialisht familja shqiptare? A kemi shoqëri civile të organizuar, e cila brengoset për këto rrugë devijante në shoqërinë tonë, dhe a ka së paku ndonjë shenjë nga institucionet shtetërore që kanë projekte për emancipim, edukim dhe parandalim? Në çfarë derexhe është Bashkësia Islame, e cila, pa pikë ndjesie, mundohet t’i ikë përgjegjësisë që e ka? Edhe shumë pikëpyetje mund të radhiten derisa të arrijmë te momenti që kjo ngjarje, patjetër, duhet të zbardhet, të ndiqet, të dënohet dhe të bëhet drejtësi. Sllupçani nuk është një lajm i ditës, është histori, është qëndresë, është vlerë. Ngjarjet e fundit nuk mund të fshijnë atë që Sllupçani ka ndërtuar me breza, njerëz punëtorë, familje të ndershme, traditë dhe sakrificë. Një rast nuk përfaqëson një fshat të tërë, ashtu si një gabim nuk fshin një jetë të tërë. Sllupçani është më i madh se thashethemet, më i fortë se paragjykimi dhe më i pastër se zhurma e ditës. Kush e njeh, e di se këtu rriten njerëz me vlera. Por kjo nuk do të thotë të minimizohet dhimbja. Dhimbja respektohet, drejtësia kërkohet. Por Sllupçani nuk lejohet të bëhet pis!

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Ademi: Ndryshimi i vërtetë mban vulën e mbretit Ali Ahmeti

Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

Të arrestuarit në Selanik me 323 kilogramë marihuanë janë shtetas të Maqedonisë dhe Kosovës

Arrestohet 38-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

Lajmet e fundit

Ukraina përparon në front, rimerr 26 vendbanime nga forcat ruse

15 Gusht, 2026

Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

15 Gusht, 2026

Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

15 Gusht, 2026

“Fikja e Krimesë”, Ukraina godet 29 objekte energjetike

15 Gusht, 2026

Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqit i caktohet një muaj paraburgim

15 Gusht, 2026

Ademi: Ndryshimi i vërtetë mban vulën e mbretit Ali Ahmeti

14 Gusht, 2026

Valon Maloku propozon Besim Dinën për President: “Pse jo?”

14 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.