Autor: Suad Avdiu
Mungesa e rampave dhe sinjalizimit mbi kalimin hekurudhor në Vaksincë të Likovës ku kalojnë veturat, ka ngritur alarmin te banorët për rrezikun që u kanoset. Derisa autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje, qytetarët përballen me frikë gjatë kalimit. Ndërmarrja e Hekurudhave njoftoi se të hënën do të përgjigjet për problemin, shkruan Portalb.mk. Banorët e fshatit Vaksincë, në Komunën e Likovës për Portalb.mk shprehen të revoltuar për mungesën e rampave dhe sinjalizimit paralajmërues në kalimin hekurudhor që ndodhet në dalje të fshatit, duke theksuar se kjo situatë paraqet një rrezik të madh për jetën e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për…
Qytetarët e katër komunave në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, sot po i mbajnë zgjedhjet e përsëritura lokale. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen më 19:00, teksa gjatë ditës do të jepen dhe informacionet kryesore për mbarëvajtjen e procesit të votimit si dhe jehonën e votuesve. Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870…
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, paradite me reshje të kohëpaskohshme të dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -1 deri në 5 gradë. Në Shkup, moti në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu dhe dëbore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 3…
Autoritetet iraniane ndërprenë aksesin në internet dhe linjat telefonike në Teheran dhe qytete të tjera të enjten, por pavarësisht bllokadës pothuajse të plotë të komunikimit, udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei vazhdoi të postonte pa pengesa në rrjete sociale. Khamenei i quajti protestuesit “një grup njerëzish të vendosur për shkatërrim” dhe kritikoi presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me Xu. Ai postoi 12 herë vetëm të premten. Si është e mundur kjo në një vend që është pothuajse plotësisht i shkëputur nga interneti për qytetarët e tij? Përgjigja u shpjegua nga Doug Madory, drejtor i analizës së internetit në firmën…
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka deklaruar se si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese vendi po vazhdon me përkushtim të plotë në realizimin e Agjendës Reformuese për integrim në BE. “Si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese, vazhdojmë me përkushtim të plotë punën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sot, në takimin e kryesuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve, vlerësuam progresin konkret në zbatimin e Agjendës Reformuese. Rezultatet pozitive janë dëshmi se reformat po ecin në drejtimin e duhur”, ka deklaruar zv/kryeministri i…
Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer disa sulme ajrore në Siri, duke shënjestruar objektiva të grupit militant Shteti Islamik (ISIS). Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) tha se sulmet u zhvilluan të shtunën pasdite, në bashkëpunim me forcat partnere në terren. Këto veprime janë pjesë e operacionit “Hawkeye Strike”, i nisur më 19 dhjetor 2025 me urdhër të presidentit Donald Trump, si përgjigje ndaj sulmit të ISIS-it në Palmyra, Siri, më 13 dhjetor, ku humbën jetën dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil. Në deklaratën zyrtare, CENTCOM theksoi se sulmet synojnë të çrrënjosin terrorizmin islamik, të parandalojnë sulme të ardhshme dhe të mbrojnë…
Rami Mislimi Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të jetë i dyti, as Bilall Kasami. Të dy duan të jenë të parët. Edhe propozimi i Albin Kurtit që VLEN të jetë si partia GUXO me dy kryetar nuk bëhet. VLEN mbetet vetëm një emër formal deri në zgjedhjet e ardhshme. Në çdo tavolinë po flitet se Bilall Kasami mund të largohet nga qeveria për shkak të përplasjeve me Fatmir Limanin dhe mosëmarrveshjeve me krijimin e VLEN-it. Në rast të tillë, pritet krijimi i një aleance…
Tri javët e fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve – fëmijë me simptoma të gripit dhe gjendjeve të ngjashme me gripin, thonë nga Klinika e Fëmijëve në Spitalin “Nënë Tereza” Shkup. Drejtori Rexhep Memedi bëri të ditur se brenda 24 orëve ka deri në 150 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë, ndërsa të hospitalizuar momentalisht janë rreth 30, raporton TV21. “Pjesa më e madhe kryesisht janë pacientë me sëmundje respiratore – simptoma të gripit: temperaturë e lartë trupore, kollitje, sekrecione në hundë, skuqje të syve dhe fytit, dhimbje në muskuj, tek foshnjat frymëmarrje e vështirësuar etj. Të gjithë…
Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka informuar se pas hetimeve dhe dëshmive, ka ngritur kallëzim penal në Prokurori e Kumanovës ndaj N.A. (31) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh”, si dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale “sulm seksual dhe përdhunim”. Sipas raportit të policisë, N.A. në kundërshtim me vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë, ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rrethinë të Likovës, ndërsa e detyroi për akte seksuale edhe me Q.M. “Më pas, N.A. i…
Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim pune të së shtunës duke shënuar se ky takim i referohet luftës dhe përpjekjes për të përmbushur kriteret e BE-së edhe përkundër mosrmarrëvejshjeve bilaterale me Bullgarinë që sipas kryeministrit është e imponuar. Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Bullgaria edhe Bashkimi Europian kanë bërë të qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë progres as heqje të vetos. Postimi i plotë: Takim të shtunën për agjendën reformuese Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së, edhe përkundër mosmarrëveshjes bilaterale të imponuar. Qeveria mbetet e…
