Autor: Suad Avdiu
Drejtoria e të Ardhurave Publike(DAP) në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 1/2026, që përfshin borxhe deri më 30.09.2025 dhe të papaguara deri më 31.12.2025, mbi bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave, përcjell INA. Në listë janë të përfshirë 2.032 subjekte juridike (17 më pak se në listën e mëparshme) dhe 3.884 persona fizikë (204 më pak krahasuar me listën e kaluar). Borxhi total neto i publikuar në Listën nr. 1/2026 arrin në 12.412.009.343 denarë, ose rreth 202 milionë euro, që është 17.999.039…
Nëse hapni dollapin tuaj, ka shumë mundësi të gjeni aty një etiketë “ZARA”, “Massimo Dutti” apo “Bershka”. Por, njeriu që ju veshi juve dhe gjysmën e botës, është një figurë që thyen çdo rregull të miliarderëve. Amancio Ortega, themeluesi i grupit Inditex dhe njeriu më i pasur në Spanjë (si dhe një nga më të pasurit në Evropë me pasuri rreth 100 miliardë euro), është një paradoks i gjallë. Ai zotëron markat më të famshme të modës, por vishet njësoj çdo ditë. Ai ka para për të blerë çdo restorant në botë, por drekën e ha në tabaka, në mensën…
Ligjet e BE-së mbrojnë pasagjerët në fluturimet brenda BE-së (dhe Mbretërisë së Bashkuar), pavarësisht nëse linja ajrore është nga BE apo jo. Fundjava e parë e vitit 2026 u shënua nga ndërprerje të mëdha në trafikun ajror në Evropë për shkak të motit të keq dimëror. Anulime masive në Evropë Në Amsterdam, rreth 1.200 fluturime u anuluan në aeroportin “Schiphol” për shkak të borës dhe erërave të forta. Aeroporti ofroi shtretër, ushqim dhe pije për pasagjerët e bllokuar. Në Paris u anuluan rreth 140 fluturime në aeroportet Charles de Gaulle dhe Orly për shkak të stuhisë Gorëti. Në Mbretërinë e…
Maqedonia e Veriut po përgatit një kthesë radikale në ligjin për ndalimin e duhanit. Ndalimi do të vlejë për të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, ndërsa importi dhe shitja e produkteve të duhanit dhe nikotinës do të kufizohen ndjeshëm. Cigarët do të hiqen plotësisht edhe nga fusha e shikimit të blerësve në markete. Është hartuar ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhanit, i cili do të vihet në debat publik. Në versionin aktual, të cilin e ka siguruar Telma, parashikohen rregulla rigoroze për të gjitha institucionet publike të mbyllura. “Ndalimi vlen për të gjitha objektet hotelierike…
Në tubimin përmbyllës zgjedhor që u mbajt sonte në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm politik në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Valbon Limani, duke theksuar unitetin politik të shqiptarëve përmes Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti theksoi se kjo aleancë përfaqëson unifikimin e strategjisë politike të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një besëlidhje të qartë për mbrojtjen e vlerave të arritura ndër vite, njofton TS. “Ne kemi një fytyrë dhe kemi një besëlidhje. Ajo besëlidhje ka emër: Aleanca Kombëtare për Integrim”, deklaroi Ahmeti, duke mohuar zërat për përçarje…
Për fat të keq, po keqpërdoret rasti i vajzës së mitur, por kurrsesi nuk mund të zbehet historia e lavdishme e banorëve të Sllupçanit dhe kësaj ane! Si qytetar i Sllupçanit dhe si këshilltar komunal, nuk munda të heshtë pa shkruar publikisht edhe une disa fjalë me rastin e kësaj vajze e sidomos kur lexoj lloj – lloj statuse dhe komente që edhe më shumë po e mjegullojnë rastin në fjalë. Banorët e Sllupçanit, në kohërat mē të vështira gjithmonë kanë qenë të bashkuar dhe kanë lënē gjurmë në historinë e lavdishme kombëtare dhe fetare! Gjithmonë ka pasur burra dhe…
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se Vjosa Osmani nuk ka treguar asnjëherë angazhim për Luginën e Preshevës. Sipas Arifit ndonëse shpesh presidentja është cilësuar si “nusja e Preshevës”, nuk është marrë kurrë seriozisht me çështjet që prekin shqiptarët e Luginës. Ai rendit si probleme kryesore diskriminimin e shqiptarëve, pasivizimin e adresave, mungesën e reciprocitetit me serbët e veriut të Kosovës, si dhe qëndrimin e saj kundër bashkimit të Luginës me Kosovën. Arifi ka zbuluar gjithashtu se në një takim të fundit me presidenten Osmani, e kishte paralajmëruar për pasoja ndërkombëtare ndaj Kosovës, përfshirë sanksione nga Bashkimi Evropian…
Sot më 9. 1. 2026, Blin Islami, në moshën 12- vjeçare, në Lena Grsfik, në Prishtinë, ka botuar librin me tregime “Bota në teleskopin tim”. Gjyshi Avni dhe gjyshja Xhemile Dehari i urojnë Blinit shëndet, suksese në mësime dhe shumë botime të tjera! BOTA NË SYTË E NJË FËMIJE Përmbledhja “Bota ime në teleskop” e autorit 12‐vjeçar, Blin Islami, përfshin 20 tregime të shkurtra. Ajo hapet me tregimin “Roboti iDjallit dhe Burri Gjigant” dhe përmbyllet me tregimin “Qeni dhe djali”. Personazhet e këtyre tregimeve janë njerëz, disa nga ta fëmijë që bëjnë edhe probleme, kafshë, një robot, produkt bashkëkohor i…
Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në fshatin Likovë, Zija Ajdini, mësues i matematikës që nxori gjenerata të arta gjatë karrierës së tij shumëvjeçare. Lajmin e kanë bë të ditur familjarët e tij. “Të nderuar Bashkfshatar. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ka ndërruar jetë Babai jonë Mësusi-Zija Ajdini Allahu na Takoft ne Xhenet”, thuhet në njoftim.
Para votimit të nesërm në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave, përcjell TV21. Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona. Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona…
