Autor: Suad Avdiu

Në Shkup po zhvillohet një aksion i madh policor nën drejtimin e Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTKOK). Sipas informacionit të portalit 4news.mk, mbi 10 persona janë arrestuar, shumica nga tatimet apo Administrata për të Ardhurat Publike (DAP). Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarët e PTKOK. “Që nga pasditja, nën udhëheqjen e prokurorit të PTKOK, hetuesit e kësaj prokurorie, me asistencën e punonjësve të MPB-së, po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurtohen personat e dyshuar për mashtrim fiskal dhe shmangie të tatimeve në shkallë të madhe”, njoftojnë nga PTKOK. Personat…

Read More

William Walker, ish-ambasador i ShBA-së, që ia bëri botës të njohur masakrën e Reçakut, ka folur për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë në T7, Walker vlerësoi se Kurti është shumë i arsimuar. Tutje, ai theksoi se Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik. “Albin Kurti është shumë i arsimuar, i njeh botën dhe Kosovën…Por, sa i përket asaj që ka bërë si kryeministër deri tani, nuk kam parë shumë gjëra me të cilat nuk pajtohem. Mendoj se Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik dhe nëse VV mund t’i fitojë 50 për qind të votave…

Read More

Nga 9 deri me 13 shkurt dhe nga 16 deri me 18 shkurt janë datat kur në Gjykatën Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Këto seanca, gjatë këtyre ditëve pritet që të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30. Specialja në komunikatën për media, ka njoftuar edhe se në rendin e ditës parashikohet të jenë deklaratat përmbyllëse të prokurorisë. Ndërsa pas kësaj, do të jenë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, asaj të Veselit, të Selimit e Krasniqi.

Read More

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, thekson se çdo koncept që nuk prodhon barazi reale, por vetëm “siguri psikologjike” për njërën palë, është politikisht i padrejtë. Sipas saj, shqiptarët nuk duhet të justifikohen pse kërkojnë barazi. “Një njësi zgjedhore, përveçse zvogëlon përfaqësimin real të shqiptarëve, forcon edhe karakterin unitar të shtetit, duke legjitimuar kornizën diskursive të palës dominante. Pas vitit 2001, Maqedonia e Veriut nuk është më shtet unitar klasik, por një shtet me mekanizma konsensualë dhe të drejta kolektive etnike (sa janë realizuar në praktikë është çështje tjetër). Prandaj, unitarizmi si koncept përjashtues duhet refuzuar, duke mos pranuar zgjidhje që…

Read More

Ministria e Ekonomisë dhe Punës prezantoi Strategjinë Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2025–2030, një dokument strategjik me rëndësi të veçantë që përcakton drejtimin për zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni. VLEN e vlerëson këtë Strategji si një hap konkret dhe të domosdoshëm drejt ndërtimit të një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më konkurruese, duke pasur parasysh se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 99 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe sigurojnë punësim për pothuajse tre të katërtat e të punësuarve në vend.…

Read More

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dje pasdite respektivisht rreth orës 17:00 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, nga ana e kalimit ndërkombëtarë në Aeroportin e Shkupit, u denoncua rasti se rreth orës 16:40 në avionin që kishte ateruar nga Gjermania, ishte prishur rendi publik. Në fakt, dy persona ishin përleshur fizikisht. Bëhet fjalë për personin me iniciale G.F. (49) nga Gjermania si dhe 45-vjecaren G.F. nga Shkupi nga njëra anë, dhe nga ana tjetër personin Sh.S. nga fshati Llopta i Kumanovës

Read More

Shkruan: Naser Pajaziti Takimi i paralajmëruar kokë më kokë mes Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit është ogur i një skenari të njohur nga e kaluara. Kur dy rivalë të mëdhenj të deridjeshëm ulen për “kompromise”, zakonisht dikush tjetër e paguan faturën! Historia e vitit 2008 e dëshmon qartë: marrëveshjet e mëdha prodhojnë përjashtime po aq të mëdha. Në vitin 2008, një marrëveshje e ngjashme mes Ahmetit dhe Gruevskit përfundoi me përjashtimin e PDSH-së nga Qeveria pas vetëm 18 muajsh bashkëqeverisje, edhe ate si parti ‘aleate’ të dëshmuara. Sot, pyetja është legjitime: a po përgatitet një skenar i ngjashëm dhe a…

Read More

Shoferi nuk ndaloi në urdhërin e policit, e goditi atë, dhe u përpoq të ikte në këmbë, por më vonë u mposhtë. Banori 28-vjecari nga fshati Rramali i Kumanovës është arrestuar, në momentin kur me veturë e goditi policin, sepse nuk deshi të ndalonte në urdhërin e policit. Incidenti i këtillë ka ndodhur mbrëmë rreth orë 22:OO në fshatin Hotël të Likovës, kur policia me anë të urdhërit, po orvatej ta ndalonte veturën e tipit “Audi A3”, me trarga Shkupi. Në vend që të ndalonte, shoferi vazhdoi ta voziste veturën duke e goditur njërin nga policët. E gjithë kjo “dramë”,…

Read More

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump e cilësoi bombardimin e njësive bërthamore iraniane vitin e kaluar si një nga sukseset e saj të mëdha ushtarake. Bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën 14 nga bombat më të mëdha në botë, duke goditur dy instalime bërthamore iraniane pa asnjë viktimë amerikane ose humbje aeroplanësh, duke përfshirë dhjetëra aeroplanë luftarakë, tankerë dhe aeroplanë mbështetës që ndihmuan në ekzekutimin e misionit. Tani presidenti Donald Trump po kërcënon të sulmojë përsëri Iranin, këtë herë në solidaritet me qindra mijëra iranianë të zakonshëm që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar regjimin e linjës së…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, po qendrojnë para dyerve të Qeverisë duke pritur për tu bërë pjesë e pushtetit. “A e shihni, Sela dhe Menduhi rrijnë te dera e Qeverisë, unë në vitin 2024 kam dal nga Qeveria për ta bërë ndryshimin. Une e lash ministrinë e Shendetesise per shkak te pergjegjesise. Poashtu e kam pare te arsyeshme te rritet partia. Brenda VLEN-it, thika pas shpine sa te duash, shqiptaret nuk perfillen, euro-integrimet s’jane askund. Une dy here kam dal nga qeveria dhe kam…

Read More