Sot dhe nesër, disa lokacione në Kumanovë do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, sot në periudhën nga ora 08:00 deri në 13:30 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugët “Risto Romanovski”, “Skopska”, “Karadaçki Odredi”, si dhe në lokalitetin Potok Serava.
Ndërprerje në të njëjtën periudhë sot do të ketë edhe për konsumatorët e rrugëve “Doktor Ribar”, “Franz Rozman” dhe “Blagoj Paroviq”.
Nesër, në periudhën nga 08:30 deri në 11:30, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve “11-ti Noemvri” dhe “Trajko Dodevski Jovanovski”.
Në periudhën nga 08:30 deri në 14:00 nesër, ndërprerje do të ketë në lokalitetin Çoçe, përkatësisht për objektet afariste dhe amvisëritë që ndodhen në atë pjesë të bulevardit “Revolucioni i Tetorit”.
Ndërprerje për nesër janë paralajmëruar edhe në fshatin Staro Nagoriçane, në periudhën nga 09:00 deri në 15:00.

