Autor: Suad Avdiu

Maqedonia, me politikën e saj të izolimit, përfundoi në një listë prej 75 vendesh, përfshirë Somalinë, në kategorinë e vendeve që vlerësohen si “bota e tretë”, akuzojnë sot nga LSDM. “Sipas perimetrit të Somalisë, kjo është diplomacia e Hristijan Mickoskit. Vitin e kaluar, SHBA-të rritën tarifat për Maqedoninë. Tani, po vjen një pezullim i vizave. LSDM ka paralajmëruar prej muajsh se koalicioni i tenderit VMRO-DPMNE-ZNAM po rrezikon partneritetin strategjik me SHBA-në dhe po e çon vendin në izolim larg BE-së. Bashkëpunëtori më i ngushtë i Mickoskit në Qeveri, Ivan Stoilkoviq, ka qëndrime të qarta dhe të hapura pro-ruse dhe lidhje…

Read More

Zv. ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elena Shekerletova thotë se nuk shikon ndonjë përparim lidhur me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. “Do të ishim të lumtur të shihnim ndonjë përparim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për momentin, për fat të keq, nuk shohim asgjë”, tha Shekerletova. Shekerletova mori pjesë në takimin e përbashkët të Komitetit lokal për Politikë të Jashtme dhe Komitetit për Çështjet Evropiane dhe Kontrollin e Fondeve Evropiane në Parlament, në të cilin Ambasadori i Republikës së Qipros në Bullgari prezantoi prioritetet e Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian. “Bullgaria vazhdon të…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Nëpër luginat e vendit do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 13 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut dhe borës./Telegrafi/

Read More

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët(ASH) e Arben Taravarit ka dhënë dorëheqje kolektive, në një vendim të marrë njëzëri pas debatit të brendshëm partiak, duke hapur rrugën për reforma, përfshirje të kuadrove të reja dhe riorganizim të thellë në prag të Kuvendit dhe Kongresit të Partisë. Komunikata e plotë: Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak. Ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma…

Read More

Një moment shumë prekës ka ndodhur sot në lajmet e RTK-së. Moderatorja Vlora Fetoshi nuk i ka mbajtur dot lotët teksa po jepte lajmin për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe. Për Vlorën, ky nuk ishte thjesht një lajm i rradhës. Ajo është vetë vajza e një dëshmori; babai i saj është vrarë në masakrën e Krushës. Teksa fliste për muzeun që do të kujtojë viktimat, kujtimi i babait dhe dhimbja e madhe bënë që ajo të shpërthente në lot para kamerave. Përveç reagimeve të shumta nga publiku, një mesazh që ka emocionuar të gjithë është ai…

Read More

Në Kuvendin Qendror të Partisë Demokratike Evropiane (PDE) u vendos që kjo parti të shkrihet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ide e propozuar nga BDI-ja në mbledhjet e fundit partiake, transmeton Portalb.mk. “Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, raportoi PDE-ja e Arjanit Hoxhës. Ata kanë angazhuar liderin e partisë për të udhëheqë këtë proces, duke e vlerësuar si një bashkim të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Read More

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njoftoi mbrëmë detaje nga aksioni që po zhvillohet gjatë pasdites në Shkup, ndërsa informatat e plota do të jepen nesër. Siç kemi bërë të ditur më parë, aksioni po zhvillohet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në institucione të tjera. Që nga pasditja, nën drejtimin e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, hetues nga e njëjta prokurori, me asistencë të policisë nga Ministria e Brendshme, po kryejnë bastisje në disa lokacione në shtet dhe po arrestohen persona të dyshuar për krijim të organizatës kriminale, larje…

Read More

ALSAT kërkoi qëndrim zyrtar nga Bilall Kasami, i cili na tregoi se BMW-ja ka qenë një veturë në përdorim, pasi ajo zyrtarja është në riparim. “E kuptoj ndjeshmërinë e opinionit për këto çështje, sidomos në një kohë kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike. Për mua, mjetet dhe gjërat materiale nuk janë thelbësore. Thelbësore janë përgjegjësia, puna dhe rezultatet në shërbim të qytetarëve”, u përgjigj Kasami. Jozyrtarisht, makina e djeshme i përket një familjari të Kasamit./ Lajmin e plotë mund ta lexoni në kete LINK.

Read More

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot kumtoi se katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale, të cilat u mbajtën më 11 janar në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë, raporton MIA. Nga ASHMAA theksojnë se gjatë mbikëqyrjes mbi prezantimin mediatik zgjedhor në programin e RTM 1, RTM 2, TV 24 Vesti dhe TV Alfa, Agjencia konstatoi shkelje të nenit 76 -b paragrafi 3, ndërsa në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht shkelje të heshtjes zgjedhore. “Shkelja te të gjitha mediat është bërë më 10 janar 2026,…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), të udhëhequr nga kryetari Nuhi Aliu, ku në fokus kanë qenë sfidat aktuale dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të vendit. Sali theksoi se realizimi i investimeve publike po krijon kushte më të favorshme për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së investimeve. “Me realizimin e investimeve publike, ekonomia jonë po hyn me siguri në një fazë të re zhvillimi dhe klima e investimeve po bëhet gjithnjë e më e favorshme”, deklaroi ai. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Qeveria mbetet e përkushtuar për të…

Read More