Autor: Suad Avdiu

Ilir Hasani:  Si traumatolog dhe si deputet Kryeministri deklaroi se në nivel koordinues mes grupeve parlamentare, janë sqaruar të gjitha dilemat dhe se Ligji për Kundërvajtje pritet të miratohet në seancën e ardhshme, me zbatim nga 1 shkurti. Megjithatë, nga BDI ka pasur vërejtje gjatë periudhës testuese të projektit Safe City. A janë adresuar realisht kërkesat tuaja, dhe cilat jane ato kerkesa? Dhe A do ta mbështesë BDI ligjin në këtë formë? BDI ka qenë dhe mbetet konstruktive në mbështetjen e projektit Safe City dhe ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, sepse bëhet fjalë për një projekt që lidhet drejtpërdrejt me…

Read More

Nga kjo fundjavë, Maqedonia e Veriut hyn në një periudhë të re të ftohtë, ku pritet sërish rënie e temperaturave dhe paraqitje e ngricave, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, përcjell tetova1. Kjo valë e ftohtë, e cila do të depërtojë nga lindja dhe verilindja, herë pas here do të kushtëzojë reshje të dobëta lokale, të cilat gradualisht do të shndërrohen në borë edhe në qytete. Megjithatë, bëhet fjalë për reshje të dobëta dhe lokale bore, pa paralajmërim për krijimin e një mbulese të madhe dëbore. Ekziston mundësia që nga 20 janari dhe në ditët pasuese, e gjithë…

Read More

E ngarkuara e ambasadës së SHBA në Tiranë Nanci VanHorn ka mbajtur një fjalim me shumë mesazhe gjatë ditës së sotme ku u shënua përfundimi i trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK-NBI në Akademinë e Sigurisë. Ajo ka cilësuar prerë se bashkëpunimi i karteleve të drogës të Amerikës Latine që Edi Rama i ka pritur në zyrë me grupet kriminale dhe të trafikut në Shqipëri është një rrezik potencial për vendin, por është në mënyrë të vaçantë një prioritet i politikave të sigurisë së Presidentit të SHBA Trump. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë videomesazhin e…

Read More

Masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve është caktuar për tetë personave të lidhur me aksionin e djeshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – DAP. “Përfundoi marrja në pyetje e tetë personave të ndaluar në lidhje me aksionin e djeshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – DAP, kurse pas deklaratave të tyre, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave, është pranuar propozimi dhe të tetëve iu caktua masa paraburgim prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së bazave për të tre pikat e akuzës, përkatësisht rreziku i ikjes, ndikimi mbi dëshmitarët dhe mundësia e përfundimit ose përsëritjes së…

Read More

Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit. Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe…

Read More

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në Kosovë, e cila nga 350 euro sa ishte deri më tani, bëhet 425 euro bruto. Kjo paraqet rritjen e parë të ndjeshme të pagës minimale pas disa vitesh. Sipas vendimit të Qeverisë, nga 1 korriku 2026 do të nisë zbatimi i fazës së dytë, me të cilën paga minimale do të rritet në 500 euro bruto. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar se ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë, duke theksuar se rritja është e domosdoshme për shkak të rritjes së kostos…

Read More

NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim, aeroplanët Rafale kroatë do të integrohen në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, duke forcuar kështu aftësitë e vetë Kroacisë, por edhe duke kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës. Njoftimi i NATO-s thekson se kalimi nga MiG-21 në Dassault Rafale përfaqëson një hap të madh teknologjik dhe operacional. Aleanca thotë se aeroplanët e rinj sjellin sensorë…

Read More

Qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike nga EVV, sidomos dy muajt e fundit që kalojnë çdo limit. Gati sa një rrogë minimale vjen një faturë. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të shumta te qytetarët, të cilët kërkojnë transparencë më të madhe dhe sqarime të qarta lidhur me mënyrën e përllogaritjes së faturave të energjisë elektrike. Të ulen çmimi i rrymës dhe tatimi i cili gati barazohet me harxhimet mujore të energjisë. Perndryshe pritet protesta të shumta./Tetova1

Read More

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, paga mesatare bazë pa shtesa e një ushtari profesionist është rreth 35.700 denarë, ndërsa paga bazë e një koloneli arrin rreth 70.200 denarë. Kur këtyre shumave u shtohen të gjitha kompensimet e tjera të parashikuara me Marrëveshjen Kolektive, shuma përfundimtare e të ardhurave rezulton dukshëm më e lartë se ajo e paraqitur publikisht nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes (NSO), kolonel Jurišić. Ministria e Mbrojtjes thekson se përveç pagës bazë, punonjësit në Armatë përfitojnë mbi 23.000 denarë shtesë për qira, ushqim dhe transport, si dhe kompensime për orë jashtë orarit, punë…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 20 deri më 31 janar do të realizohet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit rrugor, në kuadër të projektit “Safe City”. Sipas MPB-së, aktivitetet do të zhvillohen çdo ditë në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00. “Në periudhën nga 20.01. deri më 31.01. do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit”, thuhet në njoftimin zyrtar. Nga Ministria sqarojnë se gjatë realizimit të këtyre procedurave do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim. “Gjatë zbatimit të…

Read More