Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026

Opaja për herë të parë i beson një femre drejtimin e Forumit Rinor të BDI-së, Almira Islami në krye!

24 Tetor, 2026

Bullgaria voton për president, Jotova dhe Gurov drejt balotazhit

24 Tetor, 2026

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 25 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RMV, katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot kumtoi se katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale, të cilat u mbajtën më 11 janar në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë, raporton MIA.

Nga ASHMAA theksojnë se gjatë mbikëqyrjes mbi prezantimin mediatik zgjedhor në programin e RTM 1, RTM 2, TV 24 Vesti dhe TV Alfa, Agjencia konstatoi shkelje të nenit 76 -b paragrafi 3, ndërsa në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht shkelje të heshtjes zgjedhore.

“Shkelja te të gjitha mediat është bërë më 10 janar 2026, gjatë kohës së heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura lokale. Raportet nga mbikëqyrjet janë në dispozicion në këto linqe: RTM 1 (neni 76-b i Kodit Zgjedhor)– 13.01.2026, RTM 2 (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026, ТВ 24 Vesti (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026, TV Alfa  (neni 76-b i Kodit Zgjedhor) – 13.01.2026”, thonë nga ASHMAA.

Neni 76-b paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor thotë se “Mediat, kur raportojnë në ditët e heshtjes zgjedhore, konsiderohen se e kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, përkatësisht publikojnë çdo informacion, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale që lidhen me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë të raportimit mediatik që është i hapur ose fshehurazi në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga mbajtësit e funksioneve në organet qeveritare”), dhe në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor (“Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk mund të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve”).

Ndryshe, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) më 12 janar në seancë shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, bazuar në procesverbalet origjinale nga qendrat e votimit. Sipas këtyre të dhënave, në Gostivar më shumë vota fitoi Valbon Limani nga AKI, në Mavrovë-Rostushë Oner Jakupovski nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në Komunën e Vrapçishtit Isen Shabani nga AKI, ndërsa në Qendër Zhupë kishte një kandidat të regjistruar – Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni.

Në rrethin e parë u zgjodhën 44 kryetarë komunash, në raundin e parë VMRO-DPMNE fitoi 33 komuna, VLEN 5, AKI 3 dhe LSDM 3.

Në rrethin e dytë VMRO-DPMNE fitoi 21 komuna dhe Qytetin e Shkupit, Vlen 4, LSDM 3, AKI 1, ZNAM 1, Unioni i Romëve 1 dhe Mendi Qyra i përkrahur nga VLEN.

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

Opaja për herë të parë i beson një femre drejtimin e Forumit Rinor të BDI-së, Almira Islami në krye!

Saraji si shembull: Këshilltari i BDI-së e viziton në spital kolegun e VLEN-it

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.