Autor: Suad Avdiu

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe konfirmoi takimin e tij me kreun e BDI-së Ali Ahmeti të realizuar pak ditë para se të mbahej dhe takimi i liderëve i thirrur nga kryeministri Mickoski. Filipçe nuk zbuloi shumë nga ajo që është diskutuar në takim por vetëm njoftoi se tema kryesore ka qenë bashkëpunimi në nivel lokal në Gostivar ku në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, socialdemokratët mbështetën Valbon Limanin për kryetar komune. “Me Ali Ahmetin fillimisht diskutuam për qeverisjen lokale në Gostivar. Atje bashkërisht mbështetëm kandidatin e Aleancës. Qyteti ka probleme serioze e të shohim tani si do të veprojë.…

Read More

Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në garat që janë mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ngjajshme Filipçe konfirmon takimin me Ahmetin, por nuk zbulon detaje Ata në Neo Science Olympiad 2026, arritën rezultate të jashtëzakonshme. Talentët fituan medalje të arta, argjendi dhe bronzi në Biologji, Kimi e Matematikë. Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Kosova Global Talent Center. Rezultatet nga garat e mbajtura: AI – Neo Science Olympiad Gjin Rrahmani (Klasa 10) – Gold Medal Molos Gashi (Klasa 5) – Gold Medal Lum Rrahmani (Klasa 6) – Gold Medal Amar Halimi (Klasa  – Bronze Medal…

Read More

Më 18.01.2026 në ora 13:10 në Stacionin Policor Kodra e Diellit, A.D. nga Shkupi ka denoncuar se në pistën e skijimit, vajza e tij e mitur dhe shoqja e saj janë përplasur me një slitë metalike, të drejtuar nga një fëmijë tjetër, i cili ka qenë në shoqërim të prindit. Në përplasje lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura J.E., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Read More

BDI në një kumtesë për media thotë e tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në Komunën e Çairit asnjë nga premtimet e Izet Mexhitit nuk është realizuar, madje nuk ka nisur as edhe një punë e vetme konkrete në terren. “Para zgjedhjeve, qytetarëve të Çairit iu premtua zhvillim, investime, projekte infrastrukturore, arsim i mirëfilltë, pastërti, përmirësim i jetës së përditshme e çka jo. Sot, pas tre muajsh qeverisjeje lokale, realiteti është krejtësisht i kundërt: premtime boshe, mashtrim elektoral dhe mungesë totale veprimi”. “Sot, asnjë shkollë nuk është renovuar, nuk ka asnjë investim të dukshëm në terren, Çairi vazhdon të…

Read More

Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar Kryetarit të Qeverisë, z. Hristijan Mickoski. Në njoftimin e tij publik, Aliu thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të punës së tij institucionale, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre për herë të dytë. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Partinë Alternativa, kryetarin aktual z. Bekim Sali, si dhe ish-kryetarët z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi, si edhe për familjen dhe…

Read More

Pronari i klinikës private mbrëmë në emisionin “Show i mbrëmjes” në TV Alfa konfirmoi se ka pasur interesim dhe përpjekje nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, për të marrë pronësinë e “Zhan Mitrev”. “Po, ka pasur kontakte të tilla reale. Edhe me shkrim, jo vetëm verbalisht”, ishte përgjigjja pohuese e Zhan Mitrevit. Menjëherë pas këtyre pretendimeve, kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku reagoi ashpër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë të vazhdueshme të zezë dhe linçim publik” të drejtuar kundër tij. Ai i hodhi poshtë…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur procedurë hetimore ndaj një 28-vjeçari, i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj gjyshes së tij gjatë një rasti të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur më 17 janar në shtëpinë ku jetonin bashkë në Manastir. Sipas prokurorisë, i dyshuari e ka mbyllur derën e shtëpisë dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke ia rrezikuar jetën. Pas rastit është larguar, por është arrestuar shpejt. Për shkak të dyshimeve për gjendjen e tij mendore, dhe pas dëshmive për ndryshime të sjelljes, gjykata pritet që, krahas masës së paraburgimit, ta…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë ku raportohet se vdiqën të paktën 39 persona. Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu pikëllimin e thellë për ngjarjen. Ai deklaroi se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre në këto momente të vështira. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” shkroi Kurti. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në…

Read More

Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, sot do të vendosë regjim të veçantë trafiku për rrugë të caktuara në Shkup, për shkak të festës së Epifanisë. Në qendër të Shkupit, rruga “Filip Vtori Makedonski” do të jetë e mbyllur për trafik nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Delchev” deri në kryqëzimin me rrugën “11 Tetori” në të dy drejtimet. Në komunën e Gjorçe Petrovit, rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali”, bulevardi “Aradhat Partizane” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”, rruga “Gjorçe Petrov” deri në rrugën “Vasil Çakalarov”, si dhe nga kisha “Shën Pantelejmon”, rruga…

Read More