Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur procedurë hetimore ndaj një 28-vjeçari, i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj gjyshes së tij gjatë një rasti të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur më 17 janar në shtëpinë ku jetonin bashkë në Manastir.
Sipas prokurorisë, i dyshuari e ka mbyllur derën e shtëpisë dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke ia rrezikuar jetën. Pas rastit është larguar, por është arrestuar shpejt.
Për shkak të dyshimeve për gjendjen e tij mendore, dhe pas dëshmive për ndryshime të sjelljes, gjykata pritet që, krahas masës së paraburgimit, ta dërgojë të dyshuarin për opservim dhe ekspertizë psikiatrike në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar për të paktën një muaj. INA

