Autor: Suad Avdiu

MPB njofton se më datë 19.01.2026 në ora 00:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M.(61) nga rrethina e Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij 35-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër kryerësit do të dorëzohet padi përkatëse.

Read More

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën e “Ujit të Bekuar”, e cila festohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Epifani për shkak të bekimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë. Këtë vit, tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjtëruara do të vazhdojë. Dioqeza Ortodokse e Shkupit e organizon bekimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e hedhjes së Kryqit të Shenjtë.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Danimarka nuk ka arritur të bëjë asgjë për të larguar “kërcënimin rus” nga Grenlanda, dhe shtoi: “Tani ka ardhur koha, dhe do të bëhet!!!” “NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet: ‘Duhet të largoni kërcënimin rus nga Grenlanda.’ Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë,” shkroi Trump në një postim në rrjetin social që ai zotëron, të quajtur Truth Social. Shtëpia e Bardhë dhe ministria e jashtme e Danimarkës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment. Trump ka insistuar vazhdimisht se nuk do…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Nait Hasani, ka reaguar publikisht pas ndryshimit të numrit të votave gjatë procesit të rinumërimit, duke deklaruar se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë, përmes përdorimit të emrit të tij në manipulime zgjedhore. Hasani thekson se nuk ka hyrë në politikë për të fituar përmes mashtrimeve, por përmes besimit të qytetarëve, dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura. Ai bën thirrje që çdo votë të hetohet, në mënyrë që të mbrohet vullneti i lirë i qytetarëve. Postimi i plotë i Nait Hasanit: Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit…

Read More

Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zyrtarisht kërkesë në Këshillin Gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të dyshuar. Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se vetëm ata kanë kompetencë të vendosin nëse do t’i caktohet paraburgim gjyqtarit Ristov – një vendim që mund të jetë kyç për rrjedhën e mëtejme të hetimit. Sipas dispozitave ligjore, Këshilli i Gjyqtarëve duhet t’i shqyrtojë argumentet e Prokurorisë, duke vlerësuar nëse ekzistojnë baza për caktimin e kësaj mase, si rreziku…

Read More

Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë. Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 18.01.2026 rreth orës 11:00, kur është raportuar se një viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, përveç rrugëve me lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon një shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të…

Read More

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dosjet përkatëse do t’i paraqiten trupit gjykues nga prokuroria, përfaqësuesi i viktimave, si dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, procesi hyn në fazën e fjalëve përfundimtare, të cilat pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt. Me përfundimin e kësaj faze, procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, pa mundësi lirimi nga paraburgimi deri në…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Manastir lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 28-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka tentuar të kryejë vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Ndërsa kryente dhunë në familje në shtëpinë në të cilën jetonin së bashku në rrugën “Lavchanska Korija”, i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta gjyshen e tij. “Më 17 janar, pasi më parë e kishte bllokuar dhe mbyllur derën e përparme të shtëpisë me një sirtar, ai e kishte goditur gruan në…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut në mëngjes do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 0 deri në 6 gradë. Në Shkup, me diell dhe me vranësira mesatare. |Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë.

Read More