Autor: Suad Avdiu
Sekretari i Thesarit i Donald Trump ka paralajmëruar se hakmarrja evropiane ndaj tarifave të presidentit të SHBA-së, do të ishte “shumë e pamatur”. Scott Bessent gjithashtu i kërkoi Evropës të mos dyshojë në qëllimet e Trumpit mbi Grenlandën, transmeton Telegrafi. “Kam udhëtuar, kështu që nuk kam qenë në kontakt (me zyrtarë evropianë), por kam folur me presidentin Trump dhe me sa duket ka shumë vizitorë që vijnë, dhe mendoj se të gjithë duhet ta besojnë presidentin për fjalën e tij”, u tha ai gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Kosova është renditur në vendin e 13-të në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve ndaj paqes dhe demokracisë, sipas Normandy Index 2025, raport i përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS). Ky vlerësim e pozicionon Kosovën në mesin e 10 për qind të shteteve më reziliente globalisht dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Normandy Index nuk mat perceptimin e qetësisë së një shteti, por shkallën e ekspozimit ndaj rreziqeve reale si destabilizimi politik, dezinformimi, presioni i jashtëm, krizat ekonomike, pasiguria energjetike dhe kërcënimet hibride.
Takimi i 56-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) ka filluar në Davos me temën “Fryma e Dialogut”. Samiti, i cili mbahet në qytetin zviceran të Davosit dhe që zgjat deri më 23 janar, pritet të tërheqë gati 3.000 pjesëmarrës nga 130 vende. Aty pritet të marrin pjesë afërsisht 400 zyrtarë të nivelit të lartë dhe udhëheqës politikë, përfshirë 65 krerë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra ekonomie dhe financash, 33 ministra të jashtëm, 34 ministra tregtie dhe industrie dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore.
Lajmi se janë i janë gjetur 350 mijë euro të korrupsionit gjyqtarit Gjoko Ristov, e rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që ka mbetur në sistemin e drejtësisë. Unë besoj se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi që për vite me radhë ka mbrojtur të fortët dhe ka shtypur qytetarët e zakonshëm. Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se ky nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Gjoko Ristov, së bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e…
Shkolla e Mesme Ekonomike ne Kumanove Pero Nakov ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të mësimdhënies dhe të nxënit. Janë siguruar 13 laptopë të rinj, të cilët do të përdoren nga mësimdhënësit dhe nxënësit për aktivitete mësimore, projekte dhe kërkime, duke e bërë procesin e të nxënit më modern dhe interaktiv. Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, dhe gjithë stafi dhe nxënësit janë të gatshëm për sfidat e reja akademike. U uroj të gjithëve suksese, përkushtim dhe një vazhdim të mbarë të vitit shkollor, me shumë arritje dhe mësime të vlefshme!
Komisioni për hifz pranë Muftinisë së BFI – Gostivar, i konvokuar nga Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, në këtë përbërje: Hfz. Jusuf ef. Xheladini – kryetar i komisionit, Hfz. Jakup ef. Jakupi-anëtar Hfz.Tahir ef. Halimi-anëtar si dhe Hfz. Mahmut ef. Boleci-anëtar, me sukses i dëgjuan tri seancat e kandidatit për hafiz, Mizan Bajramali Lush. Seanca e parë u realizua më datë 09.01.2026 – e xhuma. Seanca e dytë u realizua më datë 12.01.2026- e hënë, kurse seanca e tretë dhe e fundit, u realizua më datë 16.01.2026 – e xhuma. Pas dëgjimit të këtyre seancave, komisioni e vlerësoi lartë hifzin…
(Tekst i përditësuar) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit në vendvotimet e rregullta të rinumërohen. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, pas propozimit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pasi që në rinumërimin e pjesshëm janë evidentuar manipulime me vota në mes të kandidatëve të subjekteve politike. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në raportin nga procesi i deritashëm i rinumërimit, për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikuar janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Safe City”, në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.Nga MPB thonë se gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. “Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën…
Zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët Njomza Shaqiri përmes një press konference gjatë ditës së sotme ka ngritur shqetësime për propozim ligjin për bartjen e kompetencave nga stacioni policor në Dibër në stacionin policor në Ohër ku shqiptarët humbin pozitat kyçe në drejtimin e këtyre institucioneve. Aleanca për Shqiptarët sot e ftoi këtë Konferencë për shtyp, me qëllim që të ngre alarimin për disa zhvillime të rëndësishme politike në shtet për të cilat partitë politike shqiptare në pushtet tregohen joserioze dhe neglizhente për ti zgjidhur ato, si dhe tregohen bashkëpuntore të proceseve të cilat e dëmtojnë rëndë përfaqësimin e drejtë dhe…
Më 18 janar 2026, rreth orës 16:30, nëpunës policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Kumanovë kanë privuar nga liria A.R. (26) nga Kumanova. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari gjatë periudhës së kaluar ka kryer vjedhje në shtatë automjete udhëtarësh në qytetin e Kumanovës, nga të cilat ka marrë sende të ndryshme. A.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
