Autor: Suad Avdiu

MPB njofton se një 37-vjeçare ka denoncuar se djali i saj dhe dy shokët e tij janë sulmuar nga disa persona në Shkup. “Më 18.01.2026, në orën 13:15, E.O. (37) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Maxharit, Shkup, djali i saj i mitur, i cili ishte së bashku me edhe dy shokë të tij dhe kishin shkuar në stadiumin e futbollit “Boris Trajkovski” për të ndjekur një ndeshje futbolli, është sulmuar fizikisht nga disa persona me maska, me shumë gjasë gjithashtu të mitur. Sulmuesit kanë përdorur edhe sende të forta, ndërsa dy prej tyre e kanë incizuar ngjarjen…

Read More

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka bërë të ditura disa detaje nga aksioni që po zhvillohen nga pasdita e sotme në Shkup dhe në qytete tjera. Që nga pasditja, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe hetues nga kjo prokurori, me asistencën e zyrtarëve policorë të MPB-së, po kryejnë bastisje në disa lokacione në gjithë vendin dhe po sigurojnë persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në përmasa të mëdha. Kush është arrestuar deri më tani? Sipas burimeve të…

Read More

Në kushte të rritjes së çmimeve të ushqimit, energjisë dhe shërbimeve, paga minimale shpesh shpenzohet para fundit të muajit, thonë nga Sindikatat e Maqedonisë. Prandaj ata kërkojnë që paga minimale të rritet në 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera të rriten me 100 euro Fisnik PASHOLLI Shkup, 19 janar – Në Maqedoni, çdo vit në muajin mars paga minimale përshtatet sipas të dhënave të Entit të Statistikës, apo me 50 për qind të rritje të kostos së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare nga viti paraprak. Mirëpo, sindikatat vlerësojnë se rritja e parashikuar prej…

Read More

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, po merr pjesë në konferencën rajonale triditore “Nga korniza në veprim: Ndërtimi i shërbimeve sociale më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe të integruara” në Bukuresht, Rumani. Konferenca, siç informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve,  i unifikoi politikëbërësit qeveritarë në nivel evropian, përfaqësuesit e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, akademikët dhe ekspertët e politikave sociale, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përparimin e shërbimeve sociale. Ministri Limani, i cili mbajti fjalim në sesionin ministror, iu referua reformës së sistemit të mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut, e…

Read More

Në vitin 2025 çmimi i artit të arit u rrit rreth 60 për qind, ndërsa rritja vazhdon edhe në ditët e para të vitit 2026. Kreu i WFP Fond Menaxhment, Petar Andreevski, thekson se motorët kryesorë të rritjes së çmimit të artit janë aktiviteti i vazhdueshëm blerës i bankave qendrore, veçanërisht në Azi, tensionet gjeopolitike dhe dobësimi i dollarit, respektivisht proceset e de-dollarizimit tek një numër i madh investitorësh. Prandaj, ari mbetet edhe më tej një strehë e sigurt për investitorët, raporton TV21. “Ari mbetet gjithmonë një strehë atraktive për investitorët tanë dhe ka të ngjarë të ketë një stabilitet të…

Read More

Policia njofton se më datë 19.01.2026, rreth orës 02:12, në fshatin Poslishtë të Prizrenit një grua ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. “Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, patrullat policore janë përballur me një situatë të rëndë, ku bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën”, njofton policia. “Gjatë konfrontimit, policia është sulmuar fizikisht dhe me gurë, ndërsa viktima është kërcënuar dhe rrezikuar seriozisht. Për të parandaluar sulmin dhe për të mbrojtur jetën e viktimës, policët kanë ndërhyrë me forcë, duke arritur ta…

Read More

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon. Këtë fakt e konfirmoi edhe ndeshja e fundit në fundjavë, ku shënoi hatrick në fitoren 3-2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos. Këto tre gola e quan në total prej 14 sosh këtë sezon në La Liga, duke u radhitur në vendin e 6-të në renditjen e “Këpucës së Artë” Evropiane. Harry Kane ka kaluar i vetëm në krye të renditjes. Goli i realizuar kundër Leipzig i ka dhënë mundësinë sulmuesit anglez të shkëputet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé. Serie A vazhdon të mbetet…

Read More

Një mërgimtar nga fshati Ladorisht ka ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, faturat e fryra dhe të pajustifikueshme të energjisë elektrike nga EVN, duke akuzuar kompaninë për zhvatje të qytetarëve, në veçanti të mërgimtarëve, shkruan Struga Ekspres. Sipas tij, gjatë një qëndrimi pushimor prej vetëm dy javësh në vendlindje, ai ka pranuar një faturë të energjisë elektrike në vlerë prej 64.636 denarësh, shumë kjo që e cilëson absurde dhe të papranueshme. Mërgimtari shprehet se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur konsum të jashtëzakonshëm të rrymës që do ta arsyetonte një faturë kaq të lartë. “Është e pakuptimtë që për dy…

Read More

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se kanë marrë vendim për votim besim në Kuvendin e LDK-së. Sipas të të njëjtit burim, u mbetet delegatëve të Kuvendit të vendosin për datën e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar. Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.

Read More

MPB informon se dje në Stacionin Policor të Strumicës është marrë një njoftim se në fshatin Radiçevë, Strumica, është gjetur i ndjeri K.G. (66) nga i njëjti fshat. “Informacionet janë se ai pa dashje ka rënë në një puset në oborrin e tij”, njoftojnë nga SPB Strumicë. Në deklaratë shtohet se një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa inspektimi është kryer nga një ekip i SPB e Strumicës.

Read More