Shkolla e Mesme Ekonomike ne Kumanove Pero Nakov
ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të mësimdhënies dhe të nxënit. Janë siguruar 13 laptopë të rinj, të cilët do të përdoren nga mësimdhënësit dhe nxënësit për aktivitete mësimore, projekte dhe kërkime, duke e bërë procesin e të nxënit më modern dhe interaktiv.
Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, dhe gjithë stafi dhe nxënësit janë të gatshëm për sfidat e reja akademike. U uroj të gjithëve suksese, përkushtim dhe një vazhdim të mbarë të vitit shkollor, me shumë arritje dhe mësime të vlefshme!

