Autor: Suad Avdiu

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka thënë se po nominimet e pamjaftueshme të KESCO-s po rrezikojnë stabilitetin e sistemit, duke thënë se po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale. Në një njoftim KOSTT-i ka thënë se do të detyrohen që nga ora 10:00 të kërkojnë aplikimin e kufizimit të ngarkesës. “KOSTT-i po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak…

Read More

Tre lokacione në Kumanovë sot do të mbesin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike gjatë ditës. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, në periudhën nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërprerje do të kenë përdoruesit në rrugët “Trajko Prokopiev” dhe “Blagoj Dumanovski”. Në periudhën nga ora 08:30 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë te Qendra Veterinare Blegtorale, menjëherë pranë Shtëpisë për të Moshuar “Zafir Sajto”. Ndërprerje sot do të ketë edhe në fshatin Mlado Nagoriçan, lagjja Acinci, në periudhën nga ora 08:45 deri në 14:30./

Read More

Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë celsius. Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë. Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra.

Read More

Gëzim Morina është studenti nga Kamenica, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë. 23-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura. Sakaq, ai zbuloi se avionët mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë me sistem kamerash. “Unë e kam si hobi, këto janë aeroplana me telekomand që i rregullojë vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në…

Read More

Përmendorja e kryetarit të parë të Shkupit, i cili ka shërbyer rreth një dekadë, do të vendoset së shpejti. Ish-kryetari i Shkupit, Josif Mihajlloviq-Jurukoski ka vepruar në periudhën 1929-1941, duke u llogaritën si “babai i Shkupit modern”, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Qyteti i Shkupit për buxhetin e vitit 2026 ka planifikuar një milion denarë për krijimin e memorialit të Mihajlloviq – Jurukoskit. “Vlerësuarm që ky personalitet, babai i Shkupit modern, meriton një pikë referimi të tillë në kryeqytet. Programi parashikon para për këtë qëllim,” thotë Tanja Balaq, udhëheqësja e Departamentit të veprimtarive publike në Qytetin e Shkupit. Josif Mihajloviq u lind më…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Një mërgimtar nga fshati Ladorishti ka ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, faturat e fryra dhe të pajustifikueshme të energjisë elektrike nga EVN, duke akuzuar kompaninë për zhvatje të qytetarëve, në veçanti të mërgimtarëve, shkruan Struga Ekspres. Sipas tij, gjatë një qëndrimi pushimor prej vetëm dy javësh në vendlindje, ai ka pranuar një faturë të energjisë elektrike në vlerë prej 64.636 denarësh, shumë kjo që e cilëson absurde dhe të papranueshme. Mërgimtari shprehet se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur konsum të jashtëzakonshëm të rrymës që do ta arsyetonte një faturë kaq të lartë. “Është e pakuptimtë që për dy…

Read More

Për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në territorin e gjithë vendit sot fillon gjysmëvjetori i dytë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në një publikim në Fejsbuk u dëshiroi sukses të gjithë nxënësve në gjysmëvjetorin në vijim. “Gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar. U dëshiroj sukses të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale në shkolla. Me më pak mungesa dhe përkushtim të madh t’i arrijnë qëllimet e mësimit. Dituria ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe mbështetje të ndërsjellë. Me fat nga e marta!”, qëndron në publikimin e Janevskës. Ministrja javën e kaluar deklaroi se sipas deklaratave nga…

Read More

“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni në Click Plus në TV21. Iseni mes tjerash theksoi se qëllimi nuk është të gjobiten qytetarët, por siç shtoi, të rritet vetëdija nga pakujdesia.

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -2 deri në 8 gradë. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale…

Read More