Autor: Suad Avdiu

Vedat Muriqi nuk do të rikthehet te Fenerbahçe, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit. Klubi spanjoll Mallorca ka vendosur ta refuzojë ofertën e ardhur nga gjiganti turk për sulmuesin kosovar, duke e konsideruar atë si pjesë të panegociueshme të projektit sportiv. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari turk Sercan Hamzaoğlu. Interesimi i Fenerbahçes për Muriqin ishte konkret, por drejtuesit e Mallorcës nuk kanë qenë të gatshëm të heqin dorë nga golashënuesi i tyre kryesor. Forma e shkëlqyer e 31-vjeçarit dhe ndikimi i tij vendimtar në ekip kanë bërë që klubi ta mbyllë derën për çdo largim të…

Read More

Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë. Parashtrimet përfundimtare të të gjitha palëve në procedurë shënojnë hyrjen e procesit gjyqësor në Hagë drejt fazës vendimtare. Pas më shumë se pesë vjetësh gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi ka arritur në etapën përfundimtare, që përfshin dorëzimin e dosjeve dhe…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjetin e tij social Truth Social mesazhe private, për të cilat pretendon se ia kanë dërguar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Në mesazhin që i atribuohet Rutte-së, thuhet se shefi i NATO-s i uron Trumpit për arritjet e tij në Siri dhe se do t’i përdorë paraqitjet e tij në media në Davos për të theksuar angazhimin e Trumpit në Siri, Gaza dhe Ukrainë. Rutte gjithashtu shkruan se është i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Grenlandës dhe mezi pret ta takojë Trumpin. Trumpi…

Read More

Mungesa e një lloji të veçantë indi dhjamor, i njohur si “yndyrë bezhë”, mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut dhe të shtojë rrezikun për probleme serioze si infarkti dhe goditja në tru, sipas një studimi të ri shkencor. Prej kohësh dihet se mbipesha lidhet me tensionin e lartë të gjakut (hipertensionin), i cili nga ana tjetër rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. Megjithatë, mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas kësaj lidhjeje nuk ishin plotësisht të qartë deri më tani. Studiuesit kanë zbuluar se një lloj indi dhjamor, i cili ndihmon trupin të djegë energji, luan gjithashtu një rol të drejtpërdrejtë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, merr pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës. Në forumin në qendrën dimërore zvicerane, i cili këtë vit mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”, do të ketë 3.000 pjesëmarrës, duke përfshirë 65 shefa të shteteve dhe qeverive dhe më shumë se 850 drejtorë ekzekutivë të kompanive udhëheqëse botërore. “Në ditët në vijim do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh të investimeve. Do të marr…

Read More

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj komuniteteve jo-shumicë informon Tetovasot. Sipas Llogës, në këtë institucion nuk ka asnjë përfaqësues nga radhët e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve apo egjiptianëve në pozita udhëheqëse, pavarësisht strukturës së gjerë organizative. “Mbi 50 pozita udhëheqëse – zero. Tre sektorë – zero. 21 njësi – zero. 27 zyra rajonale – zero. Regjistri Qendror është një nga institucionet që ka alergji ndaj udhëheqësve nga komunitetet jo-shumicë”, ka shkruar Lloga. Ai thekson se kjo gjendje nuk është rastësore, por pasojë…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se së bashku kanë kryer veprën penale ‘dhunë’, nga neni 386 paragrafi 6, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Më 18 janar, pas orës 01:00 pas mesnate, të dyshuarit në mënyrë agresive dhe të dhunshme janë përpjekur të hyjnë në një lokal që tashmë ishte i mbyllur, me qëllim që edhe pas orarit të punës të konsumonin alkool aty. “Pronari nuk ua ka lejuar këtë, pas çka ata kanë vazhduar me…

Read More

Agjenda e ditës së sotme në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka nisur në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një panel diskutimi me temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”. Gjatë diskutimit, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e besimit si një element themelor për shërbimin publik dhe unitetin shoqëror, duke vënë në pah rolin e tij në etapa të ndryshme të zhvillimit shoqëror dhe shtetëror. Ai nënvizoi se besimi ndërtohet përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe veprimit konkret, ndërsa shtoi se optimizmi për të ardhmen…

Read More

Postimi i Ali Ahmetit ne facebook : Në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të Jonuz Musliut, kujtojmë me respekt të thellë një atdhetar dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare. Jonuz Musliu mbetet në kujtesën tonë si një njeri i misionit nacional, i pathyeshëm përballë sfidave, që jetën ia kushtoi lirisë, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. Angazhimi i tij në UÇPMB, në institucionet e Luginës dhe në përfaqësimin e kauzës shqiptare para faktorëve ndërkombëtarë, la gjurmë të pashlyeshme. Kontributi i tij për kauzën mbarëkombëtare dhe për të ardhmen evropiane të shqiptarëve mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë. Idealët për…

Read More

Agim Islami ka reaguar ashpër ndaj sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si të kapur dhe të korruptuar. Sipas tij, gjyqtarë si Gjoko Ristov dhe të tjerë kanë vendosur për fatin e njerëzve jo mbi bazën e drejtësisë, por sipas interesit financiar. Islami pohon se është dënuar pa asnjë faj dhe se prej vitesh vazhdon të mbahet në burg si pasojë e vendimeve të padrejta gjyqësore. Ai thekson se në këtë sistem, sipas tij, “kush ka para fiton drejtësinë dhe lirinë, ndërsa kush nuk ka, dënohet të kalbet në burg”. Duke iu referuar rastit “Alfa”, Islami…

Read More