Tre lokacione në Kumanovë sot do të mbesin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike gjatë ditës.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, në periudhën nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërprerje do të kenë përdoruesit në rrugët “Trajko Prokopiev” dhe “Blagoj Dumanovski”.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë te Qendra Veterinare Blegtorale, menjëherë pranë Shtëpisë për të Moshuar “Zafir Sajto”.
Ndërprerje sot do të ketë edhe në fshatin Mlado Nagoriçan, lagjja Acinci, në periudhën nga ora 08:45 deri në 14:30./

