Autor: Suad Avdiu
Një shqetësim i ri ka dalë në pah lidhur me martesat midis qytetarëve të Malit të Zi dhe grave nga Shqipëria. Në disa mesazhe në rrjetet sociale, disa gra paraqiteshin si “ofertë” për martesë, duke nxitur dyshime për ndërmjetësime të paligjshme. Policia malazeze ka deklaruar se nuk ka informacion zyrtar për raste të tilla dhe nuk ka pasur raportime që tregojnë përfshirjen e paligjshme të ndërmjetësve. Sipas Kodit Penal të Malit të Zi, trafikimi i njerëzve dhe shfrytëzimi për qëllime martesore konsiderohen vetëm në rastet kur ekzistojnë detyrim, kërcënim, mashtrim ose shfrytëzim, raporton vijesti.me. Sipas të dhënave nga disa komuna, brenda…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se Moska është duke komunikuar me Shtetet e Bashkuara lidhur me Ballkanin dhe se është e gatshme t’i zhvillojë ato kontakte. “Ne kemi më shumë mundësi të komunikojmë me Shtetet e Bashkuara [sesa me Bashkimin Evropian] lidhur me Ballkanin, kur bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën dhe shtetet tjera në rajon. Këto kontakte po vazhdojnë. Nuk kanë rezultuar ende me ndonjë rezultat pozitiv apo diçka tjetër. Por, ne jemi të hapur për kontakte të tilla, dhe për sa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë kanë gatishmëri për t’i zhvilluar ato”,…
Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe kryeministri i Bahamasit, Philip Davis, gjatë ditës së sotme në Washington. E ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar se kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e…
“Lajmi se gjykatësi Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro të dyshuara si para korrupsioni nuk është vetëm një skandal individual. Ky lajm rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që qytetarët kanë pasur në sistemin e drejtësisë”, thonë nga VLEN. Ata gjithashtu thonë se janë të bindur se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi të kalbur, i cili për vite me radhë ka mbrojtur të fortët, ndërsa ka shtypur qytetarët e zakonshëm. “Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Gjoko Ristov nuk është emër i panjohur për…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se në sistemin arsimor duhet të vendoset më shumë disiplinë, duke pasur parasysh se nxënësit në vendin tonë kalojnë më pak kohë në mësim, transmeton Portalb.mk. “Nxënësit tanë deri në 15 vjeç kanë 900 orë më pak se bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian, standardet e të cilit synojmë t’i arrijmë dhe në të cilin klub duam të bëhemi pjesë. Por ne, të rriturit, dhe prindërit duhet të kuptojnë se respektimi i disiplinës në arsim është i domosdoshëm,” tha Janevska. Deklarata vjen pas diskutimeve për mundësinë e shtyrjes së pushimeve dimërore për…
Më datë 19.01.2026 në orën 09:00 në Kalimin Kufitar Tabanovcë, në hyrje të vendit, policia privuoi nga liria M.S. (27) nga Gjermania. Gjatë një kontrolli kufitar dhe pas kontrollit të një furgoni Volkswagen me targa gjermane, në të cilin ajo po transportohej, në pjesën e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan dy kavanoza me kërpudha me substanca psikotrope, të cilat M.S. i deklaroi si të sajat, tranmseton Lideri.mk. Ajo iu dorëzua oficerëve të policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një kallëzim…
Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani thotë se dorëheqja e Lulzim Alit nga funksioni i zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës është për çështje personale, përcjell TV21. Sulejmani bëri të ditur se liderët e VLEN-it do të mblidhen për të propozuar emra për këtë pozitë. “Tash mbetet që liderët e koalicionit VLEN të mblidhen, të takohen mes vete dhe të propozojnë emër të ri për pozitën e zv/ministrit. Ende nuk ka asgjë konrete”, theksoi Sulejmani.
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër ka reaguar me procesin e sistematizimit të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që parasheh uljen e Njësisë për Punë të Brendshme-Dibër në njësi të kategorisë së dytë, ku siç thonë, do të humben funksionet kryesore si: kryeshef i policisë, kryeshef i njësisë antikrim, zëvendëskomandant dhe komandant i pikës kufitare, ndërsa vendimmarrja do të kalon nën juridiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, transmeton Portalb.mk. Nga BDI thonë se çdo ndryshim që prek strukturën dhe funksionimin e policisë lokale ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve, efikasitetin e shërbimeve dhe…
Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës. Në “Kosova Today” u bë e ditur se Labi nuk mund të flasë me asnjë familjarë, për shkak që është pjesë e një formati si BBVK. Labi u tha tutje se është në emocione shumë të forta për shkak të këtij lajmi të rëndë për të. I njëjti e kishte paralajmëruar këtë edhe me hyrjen në reality shou meqë ishte i sëmurë. Labi ka bërë thuajse dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku përgjatë kësaj kohe ka zhvilluar debate e ka…
Izraeli ka nisur të shkatërrojë ndërtesat e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë, UNRWA në Jerusalemin Lindor. Ministria e Jashtme e Izraelit u shpreh se kompleksi nuk ka imunitet dhe sekuestrimi i tij nga autoritetet izraelite u krye në përputhje me ligjin izraelit dhe atë ndërkombëtar. UNRWA denoncoi situatën duke e cilësuar një sulm të paprecedentë. “Ky është një sulm i paprecedentë. Përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të privilegjeve dhe imuniteteve të OKB-së”, tha Roland Friedrich, drejtori i agjencisë për Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Jonathan Foëler, një zëdhënës i agjencisë UNRWA shtoi se ashtu…
