Autor: Suad Avdiu

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor për t’ia hequr imunitetin gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, për ta larguar përkohësisht nga detyra dhe për t’i shqiptuar masën e arrestit shtëpiak është një hap i rëndësishëm”, thonë nga VLEN, duke shtuar se ky hap nuk e mbyll çështjen, përkundrazi e hap edhe më shumë sepse kur te një gjykatës Apeli gjenden 350 mijë euro të dyshuara si para të paligjshme, kjo nuk është skandal individual. “VLEN rikujton se Ristov, bashkë me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, simbolit të shtetit të kapur.…

Read More

Është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda të mallrave në qafat malore Gjavato, Presekë, Mavrovë – Dibër dhe Strugë – Qafë Thanë, njoftojnë nga LAMM. Trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në kalimet kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të dëborës. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore të vendit. Në viset më të larta dhe ato malore shtresa e dëborës pritet të rritet deri në 25 centimetra. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 0 në 6 gradë.

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i cilësuar si një komb të vetëm. Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme. Duke komentuar krahasimet me Moldavinë dhe rrezikun rus, Kurti tha se situata nuk është e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç ndodh me Transnistrinë. “Në Kosovë, një gjë e tillë mund të kishte pasur rëndësi në pjesën veriore…

Read More

Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27). Tani, nipi është liruar nga paraburgimi. Një shtetase 71 vjeçare e Kosovës nga qyteti Buchs, Kantoni i Cyrihut, është vrarë – dhe sipas gjetjeve fillestare, familja e saj është përgjegjëse. Pak pas mesnatës në prag të Krishtlindjeve, Policia Kantonale e Cyrihut kishte marrë një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një ndërtesë banimi. Pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që u përgjigjën mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas, transmeton albinfo.ch. Policia e përshkroi atë si një krim të dhunshëm. Fillimisht, u…

Read More

Grupi parlamentar i BDI-së do të mbështesë ndryshimet e ligjit për shkeljet, më i njohur si “Safe City”, i cili pritet të jetë në rendin e ditës të premten, ndërsa zbatimi i tij do të fillojë në fillim të shkurtit, shkruan TV24, transmeton tetova1 Koordinatore e grupit parlamentar, Rina Ajdari, sot nga qendra e shtypit e Kuvendit shprehu qëndrimin e integrativistëve, duke shtuar se ata presin që MPB të punojë mbi vërejtjet që kanë pasur për këtë ligj. TV 24 kontaktoi edhe grupin parlamentar të LSDM-së, ku u tha se si opozitë konstruktive, gjithmonë janë të gatshëm të japin mbështetje…

Read More

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani para mediave ka deklaruar se zgjedhjet në Gostivar këtë vit ishin zgjedhjet më të gjata në historinë politike të kësaj komune por gostivarasit dhanë mesazhin se nuk pranojnë kampanja të bazuara në shpifje dhe të paverteta dhe nga këtu zotohem se së bashku me Valdet Xhaferin do të punojmë për çdo gostivaras dhe se kjo shtëpi do të jetë e hapur për të gjithë gostivarasit.

Read More

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka bërë të ditur se si shkak i ngarkesës dhe mungesës së furnizimit nga KESCO, kanë ndodhur reduktimet me energjinë elektrike. Në njoftim thuhet se mungesat e furnizimit janë plotësuar nga KEK’u me hyrjen në operim të bllokut B2. Njoftimi i plotë: KOSTT njofton se gjendja në sistemin elektroenergjetik është stabilizuar pas masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. Mungesat e furnizimit nga KESCO janë plotësuar nga KEK me hyrjen në operim të bllokut B2, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe ruajtjen e integritetit të sistemit,…

Read More

Kandidati i propozuar nga VLEN për Avokat të Popullit, Faton Selami nuk merr mbështetjen e opozitës. Fronti Evropian këmbëngulë Selami nuk i plotëson kushtet dhe nuk do ta votojnë. Ata kërkojnë emër të ri nga kandidatët që kanë konkurruar dhe i’a lënë në dorë vet shumicës parlamentare ta zgjidhin këtë çështje. “Qëndrimi përfundimtar i grupit tonë parlamentar është se ky emër duhet të tërhiqet. Se si do të tërhiqet në procedurë ne nuk e dimë. Do të duhet shumica parlamentare ta diskutojë këtë, të kërkojë zgjidhjen dhe nga lista për kandidatë të paraqitur për këtë të zgjidhet ai i cili…

Read More

Mirëdita Maqedoni! Mirëdita nga Davosi, e filloi kryemiministri Hristian Mickoski video-fjalimin e tij drejtuar opinionit publik maqedonas pas një dite të suksesshme në Davos. Në fjalimin që po e transmetojmë, ai thekson: Sot patëm, do të thoja, takime shumë të suksesshme dhe frymëzuese, me një numër të madh kompanish shumëkombëshe, mbi tema që u trajtuan në fushën e energjisë, shëndetësisë dhe teknologjisë së lartë. Sigurisht, nga ana jonë, u prezantuan mundësitë e investimit në Maqedoni, në ekonominë maqedonase, diçka që do të thotë vlerë e shtuar për qytetarët maqedonas. Por ajo në të cilën do të doja të përqendrohesha në…

Read More