Postimi i Ali Ahmetit ne facebook : Në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të Jonuz Musliut, kujtojmë me respekt të thellë një atdhetar dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare.
Jonuz Musliu mbetet në kujtesën tonë si një njeri i misionit nacional, i pathyeshëm përballë sfidave, që jetën ia kushtoi lirisë, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.
Angazhimi i tij në UÇPMB, në institucionet e Luginës dhe në përfaqësimin e kauzës shqiptare para faktorëve ndërkombëtarë, la gjurmë të pashlyeshme.
Kontributi i tij për kauzën mbarëkombëtare dhe për të ardhmen evropiane të shqiptarëve mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë. Idealët për të cilët luftoi do të jetojnë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Jonuz Musliun!

