Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” që nga orët e hershme të mëngjesit janë aktive në terren dhe po pastrojnë rrugët, njoftoi kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski.
– NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” po punon intensivisht në pastrimin e borës në zonën qendrore të qytetit dhe në lagjet përreth, me qëllim sigurimin e lëvizjes së sigurt dhe të pandërprerë për të gjithë qytetarët, tha Dimitrievski.
Sipas parashikimeve, bora do të vazhdojë të bjerë gjatë ditës së sotme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në dy gradë Celsius.
Nga nesër pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore./Kumanovski Muhabeti


