Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 19 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shoqata e Gjykatësve kërkon hetim të thellë për gjykatësin Gjoko Ristov

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se po i ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin e gjykatësit të Apelit Gjoko Ristovit, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për institucionet kompetente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Portalb.mk. 

Nga Shoqata presin që hetimi të zhvillohet në mënyrë të thellë, të saktë dhe pa selektivitet, me respekt të plotë të procedurave ligjore dhe me përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante. 

“Në rast të dëshmimit të korrupsionit, Shoqata e Gjyqtarëve distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga çdo gjykatës apo bartës i funksionit gjyqësor i korruptuar, i cili me veprimet e tij të paligjshme e cenon reputacionin dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatë. 

Njëkohësisht, Shoqata apelon që të mos bëhen përgjithësime që e minojnë më tej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se gjyqtarët e ndershëm dhe profesionalë përbëjnë shumicën dërrmuese në gjyqësor. 

Konologjia e ngjarjes 

Më 18 janar, u realizua bastisje në shtëpinë në Negotinëtë  prindërve të gjykatësit të Apelit në Shkup, Gjoko Ristov, ku në murin e kuzhinës u gjetën 350 mijë euro.  

Më 20 janar, Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal kundër gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov për “përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash dhe të ardhurash tjera nga vepra penale”. 

Më 21 janar,  Prokuroria Publike kërkoi arrest shtëpiak për Ristovin si dhe masa të kujdesit, konfiskimin e përkohshëm të pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit. 

Po të njëjtën ditë, më 21 janar, Gjykata Penale reagoi menjëherë për gjykatësin me imunitet i cili njoftoi Këshillin Gjyqësor, të cilët ia hoqën imunitetin gjykatësit. 

Avokati i gjykatësit ka deklaruar se paratë janë të prindërve të Ristovit.

 

Bastisje edhe në shtëpinë e gjykatësit

Përveç bastisjes në shtëpinë e prindërve të tij, SDK raportoi se para dy javëve është bastisur edhe banesa e Ristovit në Shkup, po nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Para një jave, ai u ka thënë kolegëve në Gjykatën e Apelit Shkup se ishte i sëmurë dhe se do të shkonte në pushim mjekësor. Që atëherë, kolegët nuk e kanë parë. Ndërkaq, telefonin mobil ka ndaluar ta përdorë që para rreth një muaji e disa ditësh.

Me çfarë lidhet bastisja?

Bastisja lidhet me rastin në të cilin ndiqet penalisht ish avokati shtetëror Fehmi Stafa, i cili ndodhet në paraburgim pasi po hetohet për marrje ryshfeti prej 50,000 eurove për të ndërmjetësuar dhe ndikuar te një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit në lidhje me një çështje që po zhvillohej kundër klientit të tij.

Fehmi Stafa është ish-Avokat i Shtetit i Maqedonisë. Bashkëshortja e Ristovit ishte kolege e tij dhe punon në Avokaturën e Shtetit. Sipas hetimit të 14 dhjetorit, Stafa i ka dhënë ryshfet Ristovit në emër të biznesmenit të akuzuar Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”, i cili deri së fundmi ishte në arrati.

Gjoko Ristov, kur në shkurt 2020 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit, ku trajton çështje penale në deklaratën e pasurisë personale kishte deklaruar apartament prej 70 metrash katrorë në Shkup, një automjet “Volkswagen Passat” të vjetër rreth një dekade dhe një kredi prej 1.5 milion denarësh që duhet të kthehet deri në 2038.

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.