Autor: Suad Avdiu

SHBA-ja po mendon për një “tërheqje të plotë” të trupave nga Siria pas kolapsit të organizatës terroriste YPG/SDF, ndërsa presidenti Ahmed al-Sharaa ka lëvizur për të rimarrë kontrollin mbi pjesën verilindore të Sirisë, raportoi të enjten “Wall Street Journal”. “Ngjarjet marramendëse të javës së fundit” kanë bërë që Pentagoni të vërë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e misionit ushtarak amerikan në Siri pas disfatës së SDF-së, thuhet në lajmin e gazetës amerikane, e cila ka cituar tre zyrtarë amerikanë. Sipas lajmit, zyrtarët amerikanë nuk shohin “asnjë arsye” për të mbajtur trupa amerikane në Siri nëse SDF-ja shpërbëhet plotësisht. SHBA-ja ka 1.500 trupa…

Read More

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e zgjedhjes së znj. Xhihan Ahmed si anëtare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, proces i cili, sipas të dhënave të bëra publike, shoqërohet me dyshime të bazuara për parregullsi procedurale dhe mosplotësim të kushteve ligjore. Nga informacionet dhe dokumentet e analizuara rezulton se kandidatja nuk ka paraqitur dëshmi të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve thelbësore të parashikuara me ligj dhe me thirrjen publike, përfshirë: • përvojën e përgjithshme profesionale të kërkuar për këtë funksion, • minimum 7 vite përvojë në fushën e të drejtave të njeriut, • si dhe minimum…

Read More

Shkruan: Bekim Saliu Po më duket vetja sikur hajdut i grupit të Pink Panther-it, në shtëpinë time. Natën po ec ngadalë nëpër korridore të errëta, jo se më pëlqen errësira, por sepse po duhet të kursejmë rrymën. Bojleri ndizet vetëm në terminet e rrymës më të lirë, ndërsa vaktet e tjera i bëjmë me ujë të vakët. Ngrohja po trajtohet si ilaçet, dy orë para buke, dy orë pas buke, dhe një orë para gjumit. Lavatriçja po punon vetëm natën, sikur po bëjmë diçka të ndaluar e jo thjesht larjen e rrobave. Fëmijëve orë e çast po u themi “fike…

Read More

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 76-të, në rendin e ditës së së cilës është votimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Bëhet fjalë për ligjin e fundit të nevojshëm që nga 1 shkurti të fillojë funksionimin e sistemit për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik “Safe City”. Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për këtë ligj, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve të mbajtur javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. E vetmja parti…

Read More

Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM. LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm. “Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po…

Read More

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe dëborës, ndërsa në viset më të larta dhe në male reshje vetëm të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë, shkruan Alsat.Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë I ngjashëm, me vranësira dhe periudha me diell. Temperatura minimale do të ulet në -2 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë Celsiusë.…

Read More

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar publikisht ndaj, siç i ka quajtur ai, shpifjeve dhe të pavërtetave që po qarkullojnë së fundmi në opinion. Beqiri ka theksuar se familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur nga asnjë largim nga puna, duke e cilësuar çdo pretendim të tillë si të pavërtetë. Ai nënvizoi se Komuna ka respekt të veçantë për sakrificën e tyre, madje ka marrë vendime konkrete në shenjë vlerësimi, duke i liruar nga shërbimet komunale dhe duke ua falur borxhet që kishin ndaj komunës. “Gjaku dhe sakrifica e dëshmorëve nuk duhet të përdoren për poena politikë. Ajo…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj siç thuhet një vendimi të kryetarit të Komunës së Haraçinës për largimin nga puna të tre familjarëve të dëshmorëve, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe politikisht të dënueshëm. Në reagimin e saj zyrtar, Aleanca për Shqiptarët – Dega Haraçinë vlerëson se vendimi përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më të madhe për lirinë e vendit. Ja reagimi i plotë: “Kryetari i Komunës së Haraçinës ka ndërmarrë një veprim të papranueshëm dhe politikisht të dënueshëm duke larguar nga puna tre familjarë të dëshmorëve. Ky vendim përbën…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot realizoi një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit. Kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për qytetarët dhe për…

Read More