Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 27 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Deri të shtunën moti do të jetë pjesërisht i vranët, me rritje të temperaturave ditore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Temperatura më e ulët e matur mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, ku gjithashtu është regjistruar shtresa më e lartë e borës, 33 centimetra, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), përcjell TV21.

Janë matur –4 gradë Celsius në Kodër të Diellit, –3 në Krushevë, –2 në Mavrovë, Berovë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, –1 në Shkup–Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Kavadar, ndërsa 0 gradë janë matur në Shkup–Petrovec, Pretor, Strumicë, Veles, Ohër, Vinicë, Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Lartësia e shtresës së borës deri në orën 07:00 ishte 33 centimetra në Kodër të Diellit, 15 në Mavrovi Anovi, 13 në Manastir, 8 në Gjurishtë, 7 në Krushevë, 5 në Tetovë dhe Shtip, 2 në Berovë, Pretor dhe Strumicë, si dhe 1 centimetër në Vinicë dhe Kriva Pallankë.

Sasia më e madhe e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të DPHM-së, janë matur 14 litra për metër katror në Gjevgjeli, 8 në Strumicë dhe Gjurishtë, 7 në Mavrovë, 6 në Manastir dhe Berovë, 4 në Shkup–Petrovec, Pozharanë, Shtip, Pretor dhe Vinicë, 3 në Tetovë, 2 në Krushevë dhe Kriva Pallankë, si dhe 1 litër në Veles, Ohër, Shkup–Zajçev Rid dhe Topollçan.

Sipas sinoptikëve, sot pritet të jetë pak më ngrohtë krahasuar me ditën e djeshme. Paradite do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Në orët e paradites pritet paraqitje e mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë pjesërisht i vranët me rritje të temperaturave ditore. Në disa lugina pritet paraqitje e mjegullës.

Nga fundi i ditës së shtunë priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Reshje më të shumta priten të dielën, veçanërisht gjatë pasdites dhe natës, kur në vendet më të larta ato do të shndërrohen në borë.

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.