Autor: Suad Avdiu
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten. Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës. “Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.
Gjatë gjithë karrierës sime profesionale, punës gjithmonë ia kam dhënë hakun. I jam përkushtuar me dëshirë dhe pasion për dekada të tëra, duke iu përmbajtur parimeve, principeve, sinqeritetit dhe ndershmërisë ndaj miqve dhe shokëve, gjithmonë ballëhapur, pa u marrë me thashetheme dhe pa i bërë padrejtësi askujt. Kur puna bëhet me elan dhe motiv, gjurmët mbesin, sukseset janë të prekshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen/Televizioni News
Peshën më të madhe në strukturën e shpenzimeve mujore e zënë ushqimet dhe pijet, me 36.5 për qind të shportës totale. Pasojnë arsimi me 10.8 për qind, qiraja, uji, energjia elektrike dhe ngrohja me 9.5 për qind, si dhe veshmbathja dhe këpucët me 9.1 për qind. Transporti përbën 6.8 për qind, restorantet dhe hotelet 6.2 për qind, komunikimet 5.1 për qind, ndërsa kategoritë e tjera kanë një peshë më të vogël Fisnik PASHOLLI Shkup, 23 janar – Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes janarit 2024 dhe janarit 2025…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE) kanë njoftuar për një hap të ri drejt bashkimit politik, pas një takimi zyrtar të zhvilluar mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetarit të PDE-së, Arjanit Hoxha. Sipas një komunikate të përbashkët për media, takimi është zhvilluar në frymë konstruktive dhe me vullnet të ndërsjellë për bashkëpunim politik. Në fokus të bisedimeve ka qenë nevoja për unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një platforme të përbashkët, e cila synon të garantojë stabilitet politik, përfaqësim të fuqishëm institucional dhe avancim të proceseve euro-integruese të vendit. Dy partitë bëjnë të ditur…
Bekim Jashari ka përzgjedhur fjalët më emocionuese, për të uruar fejesën e djali ë tij, Hamzës. Në një postim ai shkroi se kjo ngjarje shënon “triumfin e dytë të familjes”, pas sakrificës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe kushtrimit për liri, fiks 28 vjet më parë. Ai rikujton fjalët e Hamëz Jasharit se kjo tokë “veç këmbën e shqiptarit e duron”, duke e lidhur gëzimin familjar me idealin e lirisë. Ky është urimi i plotë i tij: Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit…
Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion për dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuat me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave. Lidhur me këtë, është deklaruar avokati Anton Çupërjani, avokat i Art Hasanit, i cili është djali i Nait Hasanit. Avokati ka bërë të ditur, se djali i Nait Hasanit ‘’Është ndaluar sot me vendim të prokurorit, vendim të cilin ne si avokat ende nuk e kemi pranuar, përkundër intersimit tim për ta marr një vendim të tillë, ku edhe parashihet këshilla juridike për paraqitjen…
Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit. Transportuesit e kamionëve nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia do t’i parkojnë kamionët në të gjitha pikat kufitare në këto vende dhe do ta bllokojnë plotësisht trafikun e mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe transitin nëpër rajon. Nuk do të ketë pengesa për hyrje dhe dalje të autobusëve të udhëtarëve dhe automjeteve. Protesta është e përbashkët – me qëllim që të apelohet për ndryshimin e rregullave në sistemin e ri për hyrje dhe dalje në BE,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vlerësuar si produktive ditën e punës në Kuvend, gjatë së cilës u përmbyllën disa seanca plenare dhe u morën vendime të rëndësishme me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët. Sipas Gashit, me konsensus të gjerë parlamentar u zgjodh Avokati i ri i Popullit, Faton Selami, i cili do të marrë përgjegjësinë për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. “Zgjedhja e Avokatit të Popullit me mbështetje të gjerë është një sinjal pozitiv për funksionimin demokratik të institucioneve dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit “Safe City”, duke e cilësuar si një projekt që, përtej qëllimit të promovuar të sigurisë qytetare, synon të godasë ekonomikisht shqiptarët. Sela vuri në dukje se kamerat e projektit janë të përqendruara në komunat me shumicë shqiptare si Çair, Saraj dhe Butel në Shkup, si dhe në qytete si Tetova dhe Kumanova. Ai theksoi mungesën e infrastrukturës rrugore, parkimeve dhe sinjalistikës, duke shtuar se ndëshkimet për qytetarët janë të larta ndërkohë që nuk ka shërbime bazë. “Kjo është eksploatim i qytetarëve shqiptarë. Maqedonia e Veriut këtë…
Në tremujorin e parë të vitit 2027 do të fillojë me punë operatori i tretë mobil “ONE Macedonia”, transmeton Portalb.mk. Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në vend. Siç bënë të ditur nga AKE, operatori i tretë mobil do të sjellë cilësi dhe ofertë më të madhe në treg dhe do t’u përgjigjet vërejtjeve se në vend ka vetëm dy operatorë mobilë. Në konferencën për shtyp u tha se operatori do të vendosë rrjetin e vet 5G. Nga “ONE Macedonia” theksuan se planifikojnë të investojnë deri në 100 milionë…
