Autor: Suad Avdiu
Plani i premtuar për kthimin e të rinjve nga diaspora assesi të konkretizohet dhe të zbatohet në praktikë, pavarësisht se ka kaluar mbi një vit që kur ministri i Rinisë Fatmir Limani e premtoi të njëjtën. Procesi vijon të mbetet në dokumente dhe procedura. Ministria paralajmëroi edhe ligj të ri për migracionin dhe të kthyerit nga diaspora. Në një deklaratë për portalin Portalb.mk, Limani pati paralajmëruar përgatitjen e një plani të posaçëm për rikthimin e të rinjve, por deri më sot, ky premtim nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinisë theksuan se gjatë periudhës së kaluar kanë…
Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e partisë që do të mbahet më 31 janar 2026, pas dorëheqjes së Lumir Abdixhikut për shkak të rezultatit zgjedhor, raporton GazetaBlic. Hoti ka theksuar se synon ringritjen politike dhe organizative të LDK-së përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në meritë, duke e kthyer partinë në alternativën kryesore qeverisëse në Kosovë. Postimi i plotë: Të nderuar anëtarë të LDK-së, Të nderuara struktura të degëve, nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe të…
Gjykatësi i Apelit, Gjoko Ristov, për pothuajse dy dekada ndan drejtësi në emër të qytetarëve. Vetëm vitin e kaluar ai ka mbi 300 aktgjykime dhe vendime në Gjykatën e Apelit të Shkupit, të cilat janë publikuar në bazën gjyqësore. Vendimi i fundit që e ka nënshkruar me kolegët daton nga 9 janari i këtij viti, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Nga dita e diel emri i tij në vend të aktgjykimeve qëndron në urdhëresën për hetim për fshehje të pasurisë dhe për pastrim parash. Nga ajo që dihet deri më tani është se gjykatësi një vit ka qenë në shënjestër të prokurorisë. Ai…
Në Kongresin e 31-të të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Shkup, deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska shprehu nevojën për reforma serioze në parti. Sipas saj, nëse LSDM nuk fillon të ndryshojë, ekziston rreziku që gradualisht të margjinalizohet dhe në fund të fundit – të zhduket nga skena politike. Petrovska vlerësoi se socialdemokracia si ide është e gjallë, por për të ruajtur rolin e partisë, duhet të bëhen ndryshime konkrete në mënyrën e funksionimit të saj. Ajo theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit – si lokale ashtu edhe parlamentare – tregojnë se partia nuk ka arritur të kryejë…
Ditëve të fundit një debat të ashpër në publik shkaktuan rregullat e reja që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) i prezantoz për influencerët. Disa nga krijuesit e përmbajtjeve reagojnë se me detyrimin për regjistrim dhe pagesën e kompensimit prej 0,5 përqind rrezikohet liria e fjalës dhe se puna e tyre po barazohet në mënyrë të pajustifikuar me mediat klasike. Disa prej tyre e konsiderojnë të turpshëm faktin që shteti dëshiron t’u marrë para për diçka që e kanë krijuar vetë, pa mbështetjen e shtetit, transmeton Portalb.mk. Pas valës së reagimeve, pakënaqësive dhe akuzave, Meta.mk bisedoi me drejtorin e ASHMAA-s, Zoran Trajçevski, i…
Gjithnjë e më e lartë dëshira e fëmijëve për të mësuar të skijojnë! Në Tetovë ka shumë kurse skijimin. Vizituam një prej tyre në Kodrën e Diellit, për të parë se sa kohë u duhet që të mësojnë këtë sport dimëror. “Jam këtu tre vite. Skijimi më pëlqen shumë, më duket interesant, skijoj vetë kur jam me prindërit, kam hypë edhe në gjashtë-ulëse, nuk kam hypë në “Teteks” apo “Celipashinë” po në ski ashensorët të tjerë shkojë vetë”, tha një skijatore. “Unë jam dy vite te shkolla e skijimit, deri më tash kemi shku te gjashtë-ulësja, dy-ulësja dhe aerodrom dhe…
Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira gjatë gjithë ditës. Në pjesët veriperëndimore dhe juglindore me reshje lokale të rastësishme, dhe në malet më të larta me borë të lehtë. Do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me shfaqje të mjegullës, pasdite me kushte për reshje lokale të rastësishme. Temperatura minimale do të bjerë në 3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 12 gradë. Reshje më të bollshme…
Një grua 86-vjeçare nga Vinica ka raportuar në polici se është mashtruar dhe ka mbetur pa 30.000 euro, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kallëzimit të paraqitur në SPB Vinicë, më 23 janar 2026, rreth orës 08:50, një person i panjohur i është prezantuar si mjek nga Sllovenia. Ai i ka thënë se vajza e saj, e cila gjoja qëndronte dhe punonte në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda dhe kishte nevojë urgjente për një operacion, për të cilin kërkohej një shumë e madhe parash. Gruaja, duke u besuar këtyre informacionëve, ka tërhequr 30.000 euro nga banka dhe ia…
Shkruan: Orhan Ibrahimi Përçarja nuk lind rastësisht, as ndasitë nuk janë produkt i fatit politik. Ato krijohen, kultivohen dhe shfrytëzohen nga njerëz dhe qarqe që politikën nuk e shohin si shërbim, por si mjet pushteti dhe pasurimi. Brenda subjekteve politike dhe në vetë korpusin politik shqiptar, këta individë kanë ndërtuar karriera personale mbi fragmentimin e interesit kolektiv, duke e shndërruar politikën nga hapësirë përfaqësimi në instrument për zhvatje dhe korrupcion. Iluzioni më i madh është pritja se këta aktorë do të vetëdijesohen. Se, në një moment reflektimi moral, do të tërhiqen vullnetarisht nga skena që vetë e kanë deformuar. Historia…
Një grua nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër pas një keqkuptimi paraprak lidhur me përdorimin e një vendi parkimi në zonën e Bit Pazarit, njoftojnë nga SPB Shkup. Sipas kallëzimit, më 23 janar 2026, në ora 22:40, në SPB Shkup, M.E. (48) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, në një hapësirë parkimi në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore. Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit
